Maqedonia/ Artim Shaqiri largohet nga Shkëndija | ||||
|
Trajneri strugan Artim Shaqiri ka vendosur të largohet nga bankina e Shkëndijës, si pasojë e situatës së rënduar financiare dhe organizative në klubin tetovar. Përkundër premtimeve se situata këto ditë do të përmirësohet dhe ekipi do të marrë mbështetje financiare, gjendja mbetet e pandryshuar dhe si pasojë Shaqiri vendos të largohet. “Më vjen keq që duhej të merrja këtë vendim, por s’kam fuqi për të vazhduar në këto kushte. Pas gjithë problemeve që përjetuam sezonin e kaluar, situata nuk ndryshon edhe tani edhe pse kishte premtime të ndryshme se gjendja do të përmirësohet. Në një muaj deri në fillim të sezonit nuk ka qartësi në ekip, kështu që mua më duhet të largohem. Të premten do të zhvilloj seancën e fundit stërvitore me ekipin dhe më pas do të përshëndetemi në këtë ndarje përfundimtare. Uroj që klubi të dalë nga kjo agoni dhe të kthehet në rrugën e sukseseve. Falemenderoj gjithë ata që më përkrahën gjatë qëndrimit tim në Shkëndijë”. Strugani erdhi në bankinën e ‘kuqezinjëve’ disa xhiro pas fillimit të sezonit të kaluar dhe fitoi ‘Kupën Pavarësia’ në Shqipëri. Ai drejtoi ekipin deri në finalen e Kupës me Teteksin, të cilën fatkeqësisht e humbi dhe lëshoi rastin të sigurojë dalje në Evropë. Ditët në vijim do të vendoset për ndryshimet eventuale në radhët e Shkëndijës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7988 |