Apeli toleron Sopotin dhe Hajdarin | ||||
|
Komisioni i Apelit ka ndryshuar disa nga masat e dhëna nga Komisioni i Disiplinës më datë 8-10-2009 në lidhje me skuadrën e Sopotit duke e toleruar atë. Skuadra e Sopotit do të lejohet të luajë ndeshjet në fushën e saj, por pa praninë e tifozëve dhe do ti rikthehen pikët e hequra nga klasifikimi i përgjithshëm. Njerzit që drejtojnë komisionin e Disiplinës në FSHF mesa duket nuk ja kanë iden se cfar pozicioni ka fusha sportive e Librazhdit dhe kanë harruar që shumica e gurëve të hedhur në fushën e lojës në ndeshjen Sopoti –Elbasani janë hedhu nga ura që ndodhet mbi fushën e lojës. Lojtarit Shkëlqim Hajdari i është ulur dënimi në një vitë pezullimë dhe gjoba nga 3-milion Leke ne 1-milion Leke. Një shembull i mirë ky i Komisionit të Apelit i cili i jep zemër lojtrëve të godasin arbitrat dhe të ushtrojnë dhunë ndaj tyre duke qenë se Disiplina i dënon ashpër dhe këta i ulin ose i falin. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4586 |