Kategoria e Dyte/ Partizani shume prane te Pares | ||||
|
Mes vuajtjesh te mëdha financiare dhe kalimin nga një kategori ne tjetrën është shume pranë rikthimit një nga emrat legjende te futbollit shqiptar Partizani. Te kuqte e kryeqytetit kane kaluar me sukses edhe pengesën e fundit, fushën e vështirë te Cërrikut, duke mundur 2-1 turbinën vendase. Tashme mund te thuhet se Partizani është pjese e kategorisë se pare duke u larguar vetëm pas një viti nga kategoria e dyte, pasi edhe pse janë një pike me shume se naftëtari ne javën e fundit presin ne shtëpi Këlcyrën. Ne ndeshjen kundër Cërrikut, te kuqte shënuan dy gola qe ne pjesën e pare, Batha ne minutën e 11-te me penallti dhe Gjoka ne minutën e 44. Barazimin provizor e shënoi Shkoza për vendasit ne minutën e 30. Ne pjesën e dyte takimi ishte me i tensionuar për shkak te hedhjes ne fushe te sendeve te forta nga ana e tifozëve vendas te cilët goditen edhe një nga gjyqtaret anësorë te ndeshjes. Takimi u ndërpre për 8 minuta ndërsa pas largimit drejt dhomave te zhveshjes gjyqtaret dolën pas konsultimeve për përfaqësuesit e federatës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3945 |