Elbasani/ Arben Laze : Elbasanit i kam dal per ZOT | ||||
|
Presidenti i Elbasanit, Arben Laze ne nje konfernc per shtyp per mediat ka folur per pozicionin e tij ne lidhje me ekipin e Elbasanit. “Une kam qene , jam dhe do te mbetem president i ekipit te Elbasanit per aq kohe sa do te kem mundesi. Nuk shqetësohem nga fjalët për largimin tim. Janë vetëm fjalë dhe askush nuk duhet të merakoset për të ardhmen e Elbasanit. Une i kam dalë për zot kësaj pune. Elbasani do të vazhdojë të jetë një nga skuadrat elitare në futbollin shqiptar, duan apo nuk duan të tjerët. Shohim vetëm përpara, edhe pse ka njerëz, që punojnë kundër interesave të skuadrës. Një ditë këta persona do të marrin përgjigjen e merituar nga rezultatet, që skuadra jonë do të arrijë në vazhdim”. “E gjithë bota është në krizë dhe jo vetëm Elbasani. Unë, si president i Elbasanit, deklaroj se deri në fund të muajit, të gjithë lojtarët që ishin pjesë e skuadrës sezonin që shkoi, do të marrin të gjitha pagat e prapambetura. U premtoj lojtarëve se do të marrin atë që u takon për atë që dhanë në fushë sezonin që kaloi për fanellën verdheblu”, me keto fjale e perfundoi deklaraten e tij per mediat bosi i verdhebluve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4629 |