HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bunjaku me "i shpejte" se FSHF me talentet shqiptare!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Qershor 2010 11:35   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaDitet e fundit nje interviste e Fadil Vokrrit, kryetar i FFK se dhene DW ka zgjuar reagime te ashpra nga FF te Serbise te cilet ne cdo menyre po perpiqen te ndalin inkuadrimin e Kosoves ne UEFA dhe FIFA. Ne anen tjeter talenti preshevar, shtetas i Serbise, Shqipon Bektashi i SC Freiburg vendos qe ne ndeshjen miqesore te luaj per Kosoven me 10 qershor kunder ekipit suedez Halmstadt BK. Bektashi para dy vitesh ka dal Kampion i Bundesliges me U 19 te SC Freiburg dhe menjehere eshte ftuar nga FFS qe te luaj per te. Mirepo, ai ka refuzuar. Vitin e kaluar ka qene ne grumbullimet e FSHF se qe jane mbajtur ne Kamez dhe tranjeri i Shpresave, Artan Bushati e ka lavderuar me tone te larta dhe deri atehere U-21 e Shqiperise ka zhvilluar 12 ndeshje dhe askush nuk e ka permendur Bektashin, i cili debutimin ne Bundesliga e pati ne ndeshjen kunder FC Bayern München 1:2. Me pas u lendua ne gju dhe sezonin pranveror e zhvilloi me ekipin e dyte qe garon ne Regionalliga.

Pas lojerave te mira, Freiburgu e kishte ndermend ta shiste ne dimer. Mirepo, ai sezonin e ardhshem do te luaj me ekipin e pare. Ne listen e Bunjakut jane disa lojtare te cilet do kishin mundur te jene edhe ne listen e Kuzhes. 

Valdet Rama i Hannover 96. Lojtari eshte sugjeruar ne grumbullimet e shpresave dhe nuk eshte cilesuar si i denje per specialistet e FSHF se. Ai me pas kaloj ne FC Ingolstadt dhe nje vite me vone ne Bundesliga me Hannover 96. 

Shqipron Skeraj i TuS Koblenz qe u largua nga Kategoria e dyte, mund te ishte nje opsion. Sikurse, ish bashkelojtaret e tij Kapllani dhe Skela, ndoshta, edhe ai ka kapacitet per te luajtur ne Kombetare e cila aktualisht nje ish-lojtar i Kombetares e cileson si jo impresionuese, pasi pervec Lorik Canes, aty per momentin po luajne lojtare mesatare, disa para-pensioniste dhe lojtare te deshtuar, duke patur parasysh nivelin e futbollit ne Ligat kombetare, skuadrat kombetare duhen perforcuar nga disapora sic po bejne shtetet tjera si Sllovenia, Kroacia e ndonje tjeter. 

Ertrit Berisha ( Kalmar FF ) dhe Anel Raskaj ( Halmstadt BK ), keta te dyte se bashku me Emin Bajramin para dy vitesh i jane propozuar FSHF se nga Albert Bunjaku. Mirepo, nuk e kane marre pelqimin e specilisteve te FSHF se. Emin Bajrami nje vite me vone shkelqeu ne Kampionatin evropjan per U 21 dhe kete edicion do luaj ne Champions League, me ekipin e Twente Enshede.
Per fat te keq ne kete liste para miqesores per arsye se jane ne pushime dhe deshirojne te jene sa me te pergatitur per edicionin e ardheshem, mungojne Faton Toski ( Eintracht Frankfurt ), Enis Alushi ( SC Paderborn ), Mergim Mavraj ( VfL Bochum ), Alban Ramaj ( Erzgebirge Aue ) Shkodran Metaj ( Heerenven ) si dhe disa futbolliste nga Zvicra dhe Austria, me te cilet Bunjaku ka bere kontakte te vazhdueshme. 

I vetmi qe nuk donte te luaj per Kosoven eshte Andis Shala( FC Dundee United ). Ai ka vendosur te luaj per Shqiperine. I ati i tij Kujtimi ka pretenduar qe te behet tranjer i Kosoves dhe Vokrri vendosi per Albert Bunjakun. 

Mos pranimi i FFK se ne UEFA dhe FIFA eshte shans i mire qe ne Kombetare te ftohen futbolliste nga trojet etnike dhe ashtu si Bunjaku do te ishte me interes qe edhe Kuzhe, Bushati (U-21) apo Shehu (U-19) te vezhgoje dhe te kerkojne talentet e shumte shqiptare. 


Sami Bacaj

 


busy
komente