EURO 2012 / Big Basta këngë për kombëtaren | ||||
|
Në stërvitjen e sotme të kombëtares ka qënë i pranishëm edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës hip-hop dhe rap në Shqipëri, Big Basta. Në bashkëpunim me FSHF-ne dhe me sponsorat e ekipit kombëtar ai ka realizuar një këngë që do të jetë "himn" për ekipin kombëtar. Kënga me titullin "Për futbollin" mban firmën e Big Bastës me muzikë dhe tekst, ndërkohë që orkestrimin e ka bërë Edlir Begolli. Aktualisht është duke u xhiruar edhe klipi I kësaj kënge nga MAX Production, dhe pritet të lancohet në kanalet muzikore në datën 20 tetor. Ndërkohë që vetë kënga do të dëgjohet për herë të parë në stadiumin "Qemal Stafa", përpara ndeshjes me Bosnjen. Në një deklaratë të shkurtër , vetë raperi I njohur u shpreh: "Eshtë një bashkëpunim mes meje dhe FSHF-se. Jam i kënaqur më që zgjodhën mua për të realizuar një këngë të tillë. E kam bërë me shumë pasion dhe besoj se ka dalë dicka shumë e bukur. Eshtë një "himn" modern për kombëtaren dhe besoj se do të mbetet I tillë",- u shpreh Big Basta në deklaratën e tij. Gjatë seancës së djeshme në stadiumin "Besa" është xhiruar një pjesë e klipit që pritet të shfaqet mbas datës 20 tetor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6795 |