HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gilman Lika: Kam “ngrënë” shkelma, ti mbaj mend
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Shtator 2009 09:52   pdfShtypEmail

gilman_lika_boluspor_golGilman Lika, mesfushori i kombetares Shqiptare qe luan ne kampionatin e Bank Asya Lig 1 te Turqise ka qene protagonisti kryesor I takimit per skuadren e tij Boluspor qe fitoi ndaj rivales Adnaspor 3-1 ne fushen e vet. Gjate takimit qe zhvilluan keto dy ekipe, gjyqtari  takimit leshoi per te dyja ekipet 8 kartona te verdhe dhe 4 te kuq ne favor te Adnaspor.

 

“Zhvilluam nje ndeshje teper e tensionuar dhe ne e merituam fitoren pasi luajtem me mire” u shpreh per Albaniasoccer.com, Gilman Lika, i cili ishte protagonisti i golit te pare te shenuar ne minuten e 20-te te takimit.

 

“Ishte nje aksion i shpejte dhe une isha gati per te hyre ne zone dhe gjuajtur per te shenuar, nderkohe qe mbrojtesi i Adnaspor me goditi duke me penguar. Ne kete menyre gjyqtari i takimit i nxorri atij kartonin e kuq dhe akordoi goditje denimi per ne. Faullin, per ekipin tone e ekzekutoi  Erdem, i cili e shnderroi ne gol”, vazhdoi biseden Lika i cili pati efektin e tij edhe ne golin e dyte te shenuar ne fund te pjeses se pare. Nderkohe, pas asistit, ne pjesen e dyte, loja e tij ishte akoma edhe me interesante, teksa nuk mungonin faullat nga kundershtaret ndaj lojtarit.

 

“Nuk di se cfare te them, por sot me kane mbytur me shkelma, saqë dy lojtaret e skuadres se Adnaspor dolen me te kuqe vetem per nderhyrjet e tyre te renda ndaj meje, ndersa dy te tjeret per argumentim me arbitrin. Megjithate, nuk pata ndonje problem te madh, vetem disa shqetesime te lehta qe do te kalojne pa problem “ theksoi Shkodrani ne vazhdim duke mos e bere alarmante gjendjen

 

“Asgje me rendesi. Gjithcka eshte mire. Jam gati per ndeshjen tjeter », perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Gilman Lika, skuadra e te cilit me fitoren e arritur u ngjit ne vendin e katert ne Lig 1, tre pike me pak se kryesuesja e Liges Koyaspor qe barazoi jashte fushe me skuadren e Xhevahir Sukajt

Kel Naraçi


busy
komente