EURO 2012 / Bernd Stange: Ne Tirane te pakten per nje pike | ||||
|
Trajneri i kombetares se Bjellorusise, Gjermani Bernd Stange e ndjen se tepermi mungesen e shtate futbollisteve qe jane planifikuar per te mos luajtur kunder Shqiperise ne eliminatoret e 26 Marsit ne Tirane. Bjellorusia vjen ne Tirane me 5 demtime dhe 2 pezullime.Timofei Kalachev dhe Sergei Kornilenko jane te pezulluar nderkohe qe Aleksandr Hleb, Vitali Kutuzov, Yuri Zhevnov, Aleksandr Yurevich dhe Vitali Rodionov jane te demtuar. "Mungesa e shtete lojtareve e ben shume te veshtire mundesine tone per pike ne Tirane", theksoi trajneri Stange per mediat. "Franca, Gjermania, Anglia kane veshtiresi me shtate mungesa e jo ne, por ky eshte nje rast i mire per lojtaret e rinj qe te shfaqin forcen e tyre dhe te tregojne se mund te fitojne ne Shqiperi, ose te pakten te marrin nje pike", perfundoi Gjermani. Portiere: Anton Amelchenko (FC Lokomotiv Moskva), Sergei Veremko (PFC Sevastopol), Artyom Gomelko (FC Lokomotiv Moskva). Mbrojtesa: Igor Shitov (FC BATE Borisov), Sergei Sosnovski (FC Tom Tomsk), Sergei Omelyanchuk (FC Terek Grozny), Aleksandr Martynovich (FC Krasnodar), Dmitri Molosh (PFC Krylya Sovetov Samara), Maksim Bordachev (FC BATE Borisov), Maksim Zhavnerchik (FC Kuban Krasnodar). Mesfushore: Yan Tigorev (FC Tom Tomsk), Aleksandr Kulchiy (FC Krasnodar), Sergei Krivets (Lech Poznań), Sergei Kislyak (FC Rubin Kazan), Anton Putilo (SC Freiburg), Pavel Sitko (FC Shakhtyor Soligorsk), Aleksandr Bychenok (FC Dinamo Minsk), Pavel Nekhaychik (FC BATE Borisov). Sulmuesa: Leonid Kovel (FC Dinamo Minsk), Vyacheslav Hleb (FC Dinamo Minsk). Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5784 |