Legjionaret/ Kristi Vangjeli pjese e fushates elektorale ne Korce | ||||
|
Kristi Vangjeli, futbollisti i Kombetares dhe Arisit te Selanikut, zbarkon ne Korçe per fushaten elektorale ne prag te zgjedhjeve lokale, ku do te mbeshtese mikun e tij Blendi Shkembi, nje ish-kuqezi, aktualisht lojtar i Skenderbeut, i cili eshte perfshire ne garen politike per t’u bere anetar i keshillit bashkiak te qytetit juglindor. Vangjeli do te pjese e fushates elektorale te Shkembit. Ky i fundit do te kandidoje per anetar te keshillit bashkiak te qytetit, ndersa mban numrin 4 ne listen zyrtare te Partise Demokratike. Me kete renditje, mesfushori i “Ujqerve te Debores” e ka te garantuar futjen ne keshill, por megjithate ai duket se do te jete aktiv ne fushate. Ndaj, ka vendosur qe bashke me te, te jete dhe nje tjeter futbollist i njohur si Vangjeli. Lojtari qe jeton bashke me familjen e tij ne qytetin grek te Selanikut do ta beje shume shpesh rrugen Korçe-Selanik e anasjelltas, per t’iu thene qytetareve te Korçes se duhet te mbeshtesin nje futbollist per te perfaqesuar interesat e tyre brenda dhe jashte futbollit ne parlamentin e ri te qytetit. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5201 |