Ekskluzive / FSHF - Miqesorja te mos luhet ne Kosove | ||||
|
Sic dihet, Shqiperia e ka gjetur kundershtarin per miqesoren e 10 Gushtit disa jave me pare. Fqinjet e Malit te Zi do te na kthejne viziten qe kuqezinjte i bene ne 26 majin e vitit te kaluar. Shqiperi-Mali Zi ishte planifikuar se do te zhvillohet muajin Gusht jashte Shqiperise, pasi ne stadiumin "Qemal Stafa" pritetn qe te fillojne punimet per rindertimin e Stadiumit (Fakti eshte qe akoma nuk eshte percaktuar se kur do te fillojne punimet). Ne perballjen e fundit luajtur ne Podgorice, Shqiperia fitoi me rezultatin 1-0 me golin e shenuar nga bomberi shkodran Hamdi Salihi. Malazezet kane pranuar ftesen dhe tani mendojne te hakmerren duke fituar ndeshjen e rradhes. Ndryshe nga cfare ishte parashikuar qe ky takim te luahej ose ne Kosove ose ne Maqedoni gjithcka eshte paraqitur me nje skenar tjeter gjate nje bisede midis Sekretarit te pergjithshem te FSHF-se Eduard Prodani, zevendesit te tij Besnik Cela dhe Shefit te Sektorit te Garave Ilir Shulku.Besnik Cela, zevendes sekretar i pergjithshem i FSHF-se, ka pohuar se ai personalisht eshte kunder zhvillimit te ndeshjes miqesore Shqiperi-Mali Zi ne Kosove. Sipas tij nuk duhet luajtur ne Kosove pasi te gjithe te ardhurat do te mbeteshin atje dhe kjo nuk do te ishte ne favor te Federates. Nje dicka e tille mund te realizohej nese te ardhurat e perfituara mund te ndaheshin gjysem per gjysem. Ndeshja, sipas grupit me anetare te administrates se Federates mund te luhet ne Durres, Elbasan ose ne Vlore dhe gjith perfitimet do i kishte Federata. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5821 |