HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Boterori 2014 per Shqiperine nis nga vazo e katert
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Korrik 2011 14:57   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseMund te konsiderohet nje sukses mjaft i madh ngjitja e Shqiperise ne vazon e katert per kualifikueset e boterorit  pas tre vitesh. Ecuria pozitive e ketyre kualifikueseve dhe sukset e arritura me Josip Kuzhen e kane ngritur nivelin e kuqezinjve ne rang boteror dhe sipas lajmit zyrtar publikuar nga FIFA, Shqiperia nuk do te jete me e pesta por do te kete pozicionin e katert ne grup.

Te shtunen ne 30 korrik ne Rio de Zhaneiro te Brazilit do te hidhet shorti ku dhe kombetarja jone do te mesoje emrat e kundershtareve qe do te kete perballe ne kualifikueset e boterorit 2014. Perfaqesuese i FSHF-se do te jete presidenti Armando Duka dhe zv/ presidenti Lutfi Nuri qe do te jene te pranishem ne Brazil kur do te hidhet shorti.

Ne kualifikueset europiane marrin pjese 53 skuadra, mes te cilave edhe Spanja kampione e botes ne fuqi. Ndeshjet do te luhet nga 7 shtatori 2012 deri me 15 tetor 2013, ndersa skuadrat do te luajne ne 8 grupe me 6 skuadra dhe 1 grup me 5.

Nente fitueset e grupeve do te kualifikohen direkt per ne fazen finale te Brazil 2014, ndersa tete skuadrat e renditura ne vendin e dyte do te luajne ne “play-off”, me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, me 15 dhe 19 nentor 2013


busy
komente