HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Reagojne tifozat kuqezi, policia nuk i lejon koreografine ne stadium
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 01 Shtator 2011 20:29   pdfShtypEmail

Tifoz_kuq_e_ziTifozat kuqezi, perkrahesit e zjarrte te kombetares shqiptare, ne faqen e tyre ne internet kane publikuar deklaraten e tyre ku reagojne per ndalesen qe i ka bere policia e Tiranes. Ata jane te revoltuar sepse nuk do te lejohen qe te premten ne ndeshjen kunder Frances, te hapin koreografine qe kane pergatitur. Ata kerkojne zgjidhje per kete problem dhe kane reaguar ashper ndaj pengeses qe i eshte bere nga forcat e rendit.

“Grupimi mbarekombetar i tifozeve te Kombetares denon aktin e Policise se Tiranes per bllokimin e Koreografise tone ne ndeshjen e Kombetares Shqiptare ndaj asaj Franceze.

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, i themeluar ne dhjetor te 2003, ka qene gjithmone pararoje e tifozerise Shqiptare, me koreografi, himn dhe perkrahje ne menyre masive te Kombetares tone. Parrullat: O sa mire me qene Shqiptar!; 1 Komb 1 Kombetare; Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjeter; Proud to be Albanian; kane bere qe te zene vend ne zemrat e çdo Shqiptari.

Ne stadiumet e botes kemi marre vleresimet me pozitive per organizimet e ndeshjeve, ne Holande, ne Zvicer, dhe Luksemburg, si dhe ne ndeshjen me Greqine me 4 shtator 2004. Si rezultat i ketyre vleresimeve, bashkepunimi me policine ka qene ne nivele maksimale.

Per shkak te nje videoklipi per kengen e Kombetares, kemi bere koreografine me foton e Shqiperise. Diten e ndeshjes do te rregjistrohet videoklipi i kenges se Tifozave dhe pamjet filmike jane shume te rendesishme per ne, per shkak te numrit te madh te anetareve tane (1000 persona) dhe koreografise. Pa asnje shpjegim nga ana e Policise se Shtetit, kjo koreografi po bllokohet qe te hapet ne stadium. I kujtojme Policise se Shtetit se ne stadiumet Shqiptare po hapen koreografi dhe flamuj te te ashtuquajturit vorio-epir dhe ajo nuk reagon me bllokime, po ashtu ndodhi ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder ndaj malit te zi ku u hap parrulla: “Shkodra eshte mal i zi”, ne sheshet tona po ngrihet flamuri dhe buste grek dhe serb, dhe prape asnje reagim nga policia e shtetit. Rasti me i fundit, eshte vizita e delegacionit grek ne takim me policine shqiptare, ku nuk pati asnje lloj reagimi ndaj shqiptareve te kthyer ne kufi. Policia tregon “forcen” e vet ndaj nje cope, ndaj nje koreografie, ndaj nje grupi djemsh qe perkrahin veçse Kombetaren dhe ngjyrat Kuq e Zi. Muskujt e shtetit dolen ne pah.

Kerkojme nga Policia Shqiptare qe te mos e bllokoje koreografine dhe te na hedhi ne plehra mundin, djersen dhe parate tona.Mbetemi me shprese qe ky problem i shkaktuar nga Policia e Shtetit te zgjidhet sa me pare” shkruhej ne deklaraten e tifozeve kuqezi.


busy
komente