HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012/ Luksemburg – Shqiperi 2-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Shtator 2011 23:27   pdfShtypEmail

komtare-luksmburgShqiperia ka hyre sot ne histori. Humbja ne Luksemburg jo vetem ka qene nje shfaqje e shemtuar por ka shenuar fitoren e pare per skuadren modeste ne historine e futbollit te qytet-shtetit me afro 500 mije banor. Luksemburgu ka festuar sonte me te drejte. Ka besuar se mund t’ja dilte kunder Shqiperise dhe ja ka dale. Dy kartonat e kuq qe moren Agolli e Bogdani nuk justifikojne humbjen. As mungesat e Canes, Dallkut e Currit. Shqiperia e kishte pergatitur keq kete ndeshje, luajti me keq nga cfare e kishte pergatitur dhe ne fund u mund keqazi. E kishim menduar te thjeshte ne Luksemburg por per kuqezinjte tane nuk ka asnjehere ndeshje te thjeshte. Kuzhe duhet ta dinte me mire nga te tjeret kete gje por dhe ai gaboi. Fatura i takon atij ta paguaje. Ne shijuam per 90 minuta nje shfaqje te shemtuar. Per fat te keq disa qindra shqipetar kishin paguar bileten per ta pare nga afer. U penduan.

Kuzhe kishte hedhur ne fushe ekipin me te mire, te pakten ai keshtu mendonte. Fusha tregoi te kunderten. Lala, Duro dhe Skela nuk ishin per asnje moment ne nivelin e pritur. Kapllani ishte hija e vetevetes ndersa Salihi ishte jashte funksionit. Pjesa e pare jep nje loje te vrullshme. Shqiperia i shkon prane golit por ne fund mungon qetesia. Kuzhe rri dhe shikon se ka gabuar. Luksemburgu shenon golin e dyte te ketyre eleminatoreve. Vetem nje here kishin shenuar kunder Rumanise. Per ta ka feste ndersa te gjithe shqiptaret ndjejne turp. Kuptojme se jemi shume te vegjel e ne nivele amatore.

Sa i perket ndeshjes, ne te dyten pjese Kuzhe ben disa levizje por serish nuk tregojme per asnje moment se dime te sillemi si skuader e madhe kur perballe kemi me te vegjel se vetja. Agolli merr karton te kuq 10-te minuta pasi fillon e dyta dhe aty behet thuajse e pamundur per kuqezinjte tane.

Bogdani barazon ndeshjen ne minuten e 64-te dhe duket sikur do te permbysin rezultatin. Deshira nuk mungon por skuadra e Kuzhes eshte e paqarte dhe shume e tensionuar. Joachim shenon golin e dyte dhe Shqiperia dorezohet. Bogdani merr te verdhen e dyte e na le me nente lojtare ne fushe.

Ne vitin 2000, ne krye te FSHF-se vinte Armando Duka. Ne ate kohe mundeshim nga Andora. 11 vite me pas vjen humbja e dyte. Andora provoi shijen e fitores ndaj Shqiperise dhe Duka perjashtoi publikisht te gjithe anetaret e saj....Cfare do te ndodhi pas te sotmes kete ende nuk e dime.

Sot i ofruam nje mundesi Luksemburgut. Turpin e mbajtem per vete. Duka, sigurisht do bej te njejten gje, do i heqi te gjithe dhe do mbaj vehten, ky eshte diktatoriati i futbollit shqiptar. Nuk ka shume histori dhe Shqiperia turperohet dhe ajo qe duhet thene eshte se te gjithe shqiptaret u ndjene te fyer. Federata Shqiptare e Futbollit duhet te mbaje pergjegjesi. Duhet kerkuar falje publike. Duhet gjetur fajtori dhe denuar. Edhe vete presidenti i saj, Armando Duka ka pergjegjesi dhe per kete ai nuk duhet anashkaluar. Shqiperia eshte e shqiptareve nuk eshte nje klub personal ku dikush te plotesoje kapriçiot e veta.

Luxemburg: Joubert - Schnell, Blaise, Bukvici, Mutsch - Janisch, Gerson, Payal (Pedro '88), Bettmer, Leweck (Joachim '68) - Da Mota (Bensi '70). Trajner: Luc Holtz.

Shqiperia: Ujkani - Veliu (Bullku '62), Lala, Teli, Vangjeli - Salihi, K. Duro (Bakaj '46), Skela, Agolli - Kapllani (Muzaka '46), Bogdani. Trajner: Josip Kuze.

Gjyqtar: Kari (Suedi)

Kartona te verdhe: Schnell '41 / Teli '35, Lala '50 Bogdani '84, '85.

Kartona te kuq: Agolli '54, Bogdani '85.


busy
komente