Kombetarja/ Bogdani:Nese nevojitem, qendroj per edicionin e ardhshem | ||||
|
Ne nje konference per shtypin te mbajtur ne Durres, sulmuesi Erjon Bogdani ka deklaruar se kombetarja synon nje hakmarrje ndaj rumuneve, per ate humbje 6-1 te 4 viteve me pare. Gjithashtu ai ka folur Luajme perpara publikut tone dhe vijme pas kater humbjeve rresht, keshtu qe nuk mund te gabojme me. Ne nuk meritojme vetem tete pike aq sa kemi tani. Duhet te marrim patjeter nje fitore per tu hakmarre edhe per humbjen 6-1 ne edicionin e kaluar. Bogdani ka folur me pas per te ardhmen e tij duke pohuar se nuk do ti jape lamtumiren kombetares kete ndeshje sic pati thene pas humbjes ne Luksenburg. Une fola me presidentin e Federates dhe me trajnerin dhe pavaresisht se jam duke kaluar nje forme te mire sportive, vete kisha deshire qe te mos behesha nje peshe per kombetaren. Pas bisedes qe kam bere me presidentin e Federates, vendosa qe ne qofte se kombetarja ka nevoje per mua, une do te jem i gatshem. Por, ne qofte se ky trajner apo tjetri qe mund te vije, do te shikoje nje lojtar tjeter me perspektive, nuk ka asnje problem per mua. Une kam qene edhe ne pankine, ne tribune, kam luajtur vetem 15 minuta dhe asnjehere problemet nuk kane ardhur nga une. Nuk kam dhene ndonjehere ndonje interviste ku te kem shprehur gjera negative kunder ekipit. Kam qene korrekt, keshtu qe s’dua te jem peshe per kombetaren. Une do te vazhdoj te luaj ne Itali dhe nese ekipi do te kete nevoje, une jam i gatshem. Vazhdoj ta luaj futboll se me pelqen, por edhe sepse jam ne forme te mire. Ne qofte se nuk do jem ne forme, jam i pari qe do largohem”, u shpreh “Bogu”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4652 |