Ekskluzive/ Armand Duka: Hasi favorit - asgje nuk eshte perfunduar! | ||||
|
Vazhdojne negociatat dhe nuk duket sikur do te perfundojne shpejt. Presidenti i Federates Armand Duka deklaron se Besnik Hasi eshte kandidati kryesor per te zene postin e trajnerit te kombetares, por akoma asgje nuk ka perfunduar. "Nuk mund ta mohoj qe Besnik Hasi eshte favoriti kryesor nga te gjithe kandidatet per te zene postin e trajnerit te kombetares vakant qe pas mbylljes se kontrates me Josip Kuzhe", u shpreh Ekskluzivisht per Albaniasoccer.com presidenti i FSHF-se Armand Duka Te dyja palet jane ne bisedime por midis tyre nuk eshte arritur akordi, per arsye jo te pakta qe duhen vleresuar dhe marre ne konsiderate per te konkluduar proceduren perfundimisht. Kontrata eshte ne diskutim per vete faktin se Hasi kerkon nje bashkepunim multi vjecar si dhe ka presionin e klubit te tij Anderleht, pa harruar edhe anen financiare, por nga ana tjeter, Federata nuk liron shume duke patur parasysh se ne liste qe presin ka edhe kandidate te tjere. "Ne akoma nuk kemi vendosur se çfare rruge do te zgjedhim, por nuk mund te spekulloj ne lidhje me negociatat, pasi deshiroj te ruaj privatesine midis bisedimeve", u shpreh ne vazhdim Duka, i cili ka fuqi te plote ne perzgjedhjen e trajnerit dhe nese ai vendos qe te jete Hasi, ish futbollisti i kombetares do te jete i pari Shqiptar qe Duka zgjodhi per kete pozite qe pas largimit te Sulejman Demollarit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4735 |