Kombetarja/ Besnik Hasi refuzon oferten per postin e trajnerit | ||||
|
Besnik Hasi nuk do te jete trajneri kombetares. Ky lajm eshte mesuar vone ne mbremjen e te merkures nga njerez te brendshem ne FSHF. Ish kapiteni i perfaqesueses sone nuk ka pranuar oferten qe presidenti Armando Duka i kishte bere qe pas largimit te ish trajnerit Josip Kuzhe. Hasi ka dashur te merrte ne dore nje projekt kater vjecare ndersa FSHF i ofronte vetem dy vitet e ardhshme. Gjithashtu edhe kerkesa financiare e tij nuk eshte perputhur me ate qe ofrohej. Ai ka zgjedhur te mos largohet nga Anderlehti ku punon si zevendes trajner dhe ti thote jo Shqiperise. Tani FSHF-se i lind detyra te gjeje nje tjeter trajner per te zevendesuar vendin e lene bosh nga Kuzhe. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5168 |