Kombetarja/ Gianni De Biassi “prenoton” Luzernen ! | ||||
|
Trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biassi i shoqeruar nga Denis Bastari Drejtor i Maredhenieve me Jashte ne Federaten Shqiptare te Futbollit kane mbyllur te gjithe axhenden e skuadres kuqezi per takimin me Zvicren. Gjithcka eshte prenotuar ne Luzerne te Zvicres sepse ky qytet eshte caktuar nga Federata Helvete e Futbollit per takimin Zvicer - Shqiperi me date 11 shtator 2012 i vlefshem per Eliminatoret e Kampionatit Boteror Brazil 2014, zona e Europes. De Biassi dhe Bastari megjithese kane qene te pritur e te mireorentiuar per te zgjedhur rezidencen e kuqezinjve per kete takim, perseri kane bere nje "xhiro" te gjate ne Luzern per te rrembyer akomodimin me te pershtatshem per skuadren e Shqiperise. Jashte planit teknik akomodimi per kete ndeshje eshte shume i rendesishem pasi ne Zvicer jetojne shume shqiptare nga Kosove e me pak nga Shqiperia te cilet jane edhe ithtaret me te flakte per ngjyrat kuqezi te perfaqesueses sone. Ky takim shume i rendesishem per grupin tone eliminator parashikohet te kete te pranishem me mijera mbeshtetes shqiptare te cilet urojne rezultat pozitiv per skuadren e tyre te zemres. FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4743 |