HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Xhani de Biazi : Dy miqesoret, test per lojtaret e rinj ne ekip
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Maj 2012 15:20   pdfShtypEmail

de_biasi_PrezantimiNe prag te dy takimeve miqësore te kombëtares shqiptare trajneri Italian Xhani De Biazi i vlerëson dy sfidat si teste te rëndësishme për te ardhmen e kuqezinjve. Sipas trajnerit te dyja kombëtaret me te cilat do te përballen kuqezinjtë janë te një niveli te mire por ai thotë se e ka studiuar lojën qe ato bëjnë dhe do te vendose përballe tyre një skuader kompetitive.

Katari është një skuadre e forte sepse ekipi ka dy sulmues te shpejte , ndërsa Irani është akoma dhe me i forte si skuadër sipas meje, siç mund te shikohet dhe nga renditja e pikëve. Për ne këto dy ndeshje janë dy teste mjaft te rëndësishme për te pare kualitetin e skuadrës. Dëshira e madhe për te luajtur ne grup ka ekzistuar gjithmonë, është një shqiptar dhe ka gjak shqiptari. Ndërsa nuk humb kohe me mungesat e lojtareve te rëndësishëm thekson se futbollistet qe ka grumbulluar do te dijne ti bëjnë balle kundërshtareve.

Ai vijon te loboje edhe portierët e rinj qe ka thirrur pas mungesës se Ujkanit titullar. Mocken dhe Kolicin i kam pare dhe i konsideroj si portierë te mire, gjithashtu dhe Orges Shehi është një portier me eksperience. Duke pasur Canen dhe Berishën qe do te luajnë ne ndeshjen e dyte, mendojmë te ndërtojmë diçka për te ardhmen. Ka disa lojtare qe nuk janë paraqitur për shkak se janë te zëne ne klubet e tyre ku ata luajnë. Unë jam mësuar te shikoj ata lojtare qe kam ne dispozicion dhe jo ata qe mungojnë, ndaj përgjigjet do ti marr nga ata qe do te jene pjese e kësaj loje.

Kombëtarja shqiptare do te përballet me Iranin dhe Katarin ne dy data jo zyrtare te FIFA-s dhe për këtë arsye disa nga titullarët do te mungojnë. Kjo ka bere qe trajneri De Biazi te thërrasë ne skuadrën kombëtare një numër te konsiderueshëm lojtaresh te rinj.


busy
komente