Lamtumirë Medin Zhega! | ||||
|
Emra të njohur të botës së sportit, kulturës dhe politikës i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar Medin Zhega. Në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve kanë marrë pjesë kryetarja e kuvendit Jozefuina topalli, ministri i kulturës rinisë dhe sportevë Aldo Bumçi kryebashkiaku Lulzim basha si dhe deputet të kuvendit të shqipërisë të cilët vlerësuan lart ish trajnerin e kombëtares, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe të përfaqësueses kombëtare. Ai është një nga futbollistët më të shquar të futbollit shqiptar gjate viteve 60-70. ai ka qenë lojtar i ekipit të kombëtares shqiptare, trajner i saj në vitin 99-2001 si dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF. Zhega ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5019 |