Ne fokus/ Kombëtarja shqiptare me mbrojtje kosovare kundër Moldavisë | ||||
|
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Gianni de Biasi, të shtunën, ka publikuar listën me emrat e 21-futbollistëve të ftuar për miqësoren me Moldavinë. Ndeshja me Moldavinë zhvillohet të mërkurën në Tiranë, dhe është prova gjenerale para fillimit të eliminatoreve për botërorin e vitit 2014. Eliminatoret për botërorin ‘Brazili 2014’, ‘kuqezinjtë’ i nisin më shtatë shtator në Tiranë me ndeshjen kundër Qipros. Katër ditë më vonë në Luzern, Shqipëria takohet me Zvicrën. Shqipëria bën pjesë në grupin E ku gjenden edhe Norvegjia, Sllovenia e Islanda. Kombëtarja është në pritje të kualifikimit të parë në një turne të madh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4459 |