Miqesore/ Shqiperi-Moldavi, kjo mundësia e fundit para eleminatoreve | ||||
|
Nga selia e FSHF-së priteshin lajmet e fundit nga ekipi kombëtar që ndodhet në prag të miqësores ndaj Moldavisë në “Qemal Stafa”. Por, lajmet më të rëndësishme vijnë pikërisht për stadiumin kombëtar, të cilit nuk i ofrohet energjia elektrike nga kompania CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Eduard Prodani, shpjegon situatën. Për trajnerin De Biazi është e vështirë ta nisur duke folur për ndeshjen, pasi edhe shqetësimi i tij, duket i madh. “Uroj që gjendja e krijuar të zgjidhet sa më shpejt, sepse kombëtarja është pronë e gjithë Shqipërisë, është një reklamë shumë e rëndësishme. Sa për takimin, është i rëndësishëm dhe shpresoj ta luajmë mirë. Do të përpiqemi të përgatitemi siç duhet dhe pse kemi pak kohë në dispozicion. Pas 3 javësh nisin eleminatoret e Botërorit, ndaj duhet të jemi gati. Kam një grup prej 30-40 lojtarësh nga të cilët duhet të zgjedh. i kam idetë e mia në kokë dhe pres përgjigjet nga futbollistët”, thotë trajneri. Më tej, trajneri italian i kuqezinjve theksoi se po përpiqet bashkë me Federatën të zgjerojë bazën e lojtarëve me emra të tjerë dhe se për këtë do të bëhet gjithçka brenda mundësive. Fjala është për lojtarë si Basha apo Meha, të cilët ende nuk janë pjesë e kombëtares. Ndeshja me Moldavinë është parashikuar të luhet të mërkurën në “Qemal Stafa”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4122 |