HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Shqiperi-Moldavi 0-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Gusht 2012 05:39   pdfShtypEmail

shqiperi-bosnjeKombëtarja shqiptare e futbollit barazon me Moldavinë ne ndeshjen e fundit miqësore, para nisjes se eliminatoreve, te botërorit qe do te luhet ne Brazil. Trajneri De Biazi hodhi ne fushe një ekip me lojtare te rinj, te cilët luajnë ne ekipe te njohura jashtë vendit.

Dyshen e sulmit nga minuta e pare, e bënin Salihi dhe Çani. Ky i fundit shpërdori një rast per te shënuar, qe ne minutën e pare. Ne 45-minutat e para, takimi ishte pothuaj i barabarte, me Shqipërinë qe ishte me ngacmuese ne sulm. Pas gjuajtjes se Bulkut te pritur nga portieri mik ne minutën e 35-te, tre minuta me vone ishte serish Edgar Çani qe me koke kërcënoi seriozisht portën moldave.

Ne fillim te pjesës se dyte ndërrimet e bëra nga De Biazi sollën gjallëri në skuadrën tonë e cila për disa minuta mbajti nën presion kundërshtarët dhe rrezikuan disa here, por porta moldave mbeti sërish e paprekur.  Sulmuesi i njohur Erion Bogdani, gjuajti nje kthese ne zone dhe ishte shume pranë golit. Ndërsa Cana, i ardhur nga radhët e mbrojtjes, e dërgoi topin ngjitur me shtyllën pingule. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e kombëtares sonë, para nisjes se takimeve zyrtare eliminatore te kampionatit botëror Brazil 2014. Ne shtator, kuqezinjtë do te përballen ne Tirane me kombëtaren e Qipros dhe me pas do te luajnë ne Zvicër.


busy
komente