HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Etrit Berisha, një garanci për portën, nuk ka pësuar asnjë gol në 4 ndeshje me Kombëtaren
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Nentor 2012 08:53   pdfShtypEmail

etrit_berisha_kalmarNë Shqipërinë eksperimentale përballë Kamerunit kishte edhe disa konfirmime. Më i rëndësishmi ishte aktivizimi i Etrit Berishës, si numër 1.
Portieri i Kalmarit fitoi garën për vendin titullar në portë me Ujkanin dhe këtë e ka realizuar duke bindur në shanset që i janë dhënë.

Në barazimin 0-0 kundër “luanëve afrikanë”, Berisha zhvilloi ndeshjen e katërt me Kombëtaren, ndërsa më mbresëlënëse është ecuria e tij, ku ende nuk ka pësuar gol.


Në total bëhet fjalë për 315 minuta lojë të rregullt: më saktësisht tre ndeshje si titullar, me Iranin, Slloveninë dhe së fundmi me Kamerunin dhe një si zëvendësues në pjesën e dytë të miqësores me Andorrën.


23-vjeçari është kthyer në një garanci për portën dhe trajneri De Biasi tashmë e preferon edhe përpara Ujkanit, pavarësisht se ky i fundit luan te Palermo në Serinë A.


Etrit Berisha është i sigurt në dalje, i saktë në ndërhyrje dhe ka fatin nga ana e tij. Edhe ky i fundit, është një element shumë i rëndësishëm, ashtu siç u pa me Kamerunin.


Me paraqitjen në Gjenevë, në sytë e shumë menaxherëve të huaj, portieri rriti edhe më shumë kuotat e tij në Kombëtare, ndërsa qëndrimi i tij te Kalmari në Suedi duket çështje javësh. Klubet e interesuara për ta blerë janë gati të lëvizin prej merkatos së janarit, ndërsa tani një destinacion i mundshëm është edhe kampionati italian, ndërsa në Angli kërkohet nga Fulhami.


busy
komente