Itali/ Samir Ujkani kalon tek Chievo | ||||
|
Samir Ujkani është larguar nga Palermo, por do të vazhdojë aventurën në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare do të luajë i huazuar tek Chievo me të drejtë blerje në fund te sezonit, skuadër që shiti portierin e saj Sorrentino pikërisht tek Palermo. Ujkani ka debutuar në Serinë A në vitin 2008 me siçilianët. Më pas, u huazua tek Novara ku tregoi vlerat e tij fillimisht në Serinë B e më pas në Serinë A. Me rënien sërish një kategori më poshtë të Novarës, Palermo e ktheu në skuadër duke i besuar portën, fillimisht ai mori besimin e plotë të presidentit Zamparini, por me kalimin e javëve, pozita e tij te siçilianët u bë delikate për shkak të krizës së rezultateve që klubi po kalon. Afrimi i Ujkanit te Chievo i mbyll dritaren transferimit të një prej portierëve të Lazios, Carrizo e Bizarri, ndërsa Fiorentina dhe Interi duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje të tjera pas dështimit të operacionit për të nënshkruar me lojtarin e kombëtares shqiptare. 24-vjeçari ka humbur edhe vendin e titullarit me Shqipërinë dhe aventura e re mund ta ndihmojë ta rifitojë atë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4343 |