Ne fokus/ Stadiumi i ri kombëtar pritet të përfundojë në 2015 | ||||
|
Superliga shqiptare do të vazhdojë t’i luajë ndeshjet e saj në stadiumin ekzistues “Qemal Stafa” deri në përfundim të këtij sezoni. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur një gjë të tillë, ndërsa besohet se në muajt e verës do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, të quajtur “Kuqezi”. Presidenti i Federatës, Armand Duka, pohoi se ekziston një akord me qeverinë shqiptare për ndërtimin e stadiumit pikërisht në vendin ku ndodhet sot “Qemal Stafa”, ndërsa pak ditë më parë kryebashkiaku i kryeqytetit, Basha, deklaroi se stadiumi i ri mund të ndërtohej tek “Selman Stërmasi”. Sipas parashikimeve të Federatës, nëse punimet do të ecin sipas ritmit normal, stadiumi i ri duhet të jetë gati në vitin 2015. Ky stadium parashikohet të ketë kapacitet prej 22 mijë vendesh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5159 |