HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqësore/ Shqipëri – Lituani 4-1
nga AlbaniaSoccer   E martë, 26 Mars 2013 22:43   pdfShtypEmail
shqiperia_feston_golShqipëria ka marrë fitoren e dytë brënda katër ditëve për ti bërë të gjithë shqiptarët të besojnë tek ëndrra me emrin “Brazil 2014”. Katër gola të shënuar dhe një I pësuar në miqësoren e fituar ndaj Lituanisë kanë kënaqur tifozët e pakët në “Qemal Stafa” por të shumtë në të gjithë botën që e kanë ndjekur takimin nëpërmjet televizionit. Gjithçka ka shkuar më së miri për kuqezinjtë të cilët kanë shënuar si kurrë më parë tre gola brënda fraksionit të parë të ndeshjes. Fillimisht ka qenë Alban Meha që ka ekzektuar një goditje standarte për të dërguar topin në rrjetë me një super goditje. Perfekte gjuajtja dhe portiere lituanez nuk ka lëvizur nga vëndi në minutën e 33’. Pesë minuta më pas Migjen Basha shpik një asis për Edgar Canin që me zgjuarsi dërgon për herë të dytë topin në rrjetë. Shqipëria nuk heq dorë nga loja e mira, me shumë pasime dhe me vertikalizime për ta bërë kundërshtarin të qëndroj I tërequr. Si rrjedhojë e lojës së mirë vjen edhe goli I tretë I shënuar nga Basha pas një goditje të kalibruar brënda zonës. Me kaq mbyllet pjesa e parë me kuqezinjtë në festë. Në të dytën ritmi bie edhe për shkak të mos motivimit duke llogaritur rezultatin. Shqipëria shënon një tjetër gol, por për ta cuar topin në portë kësaj rradhe mendon Palionis që gabimisht shënon një autogol në minutën e 59’. Të dy trajnerët nisin të bëjnë zëvendësime të shumta dhe niveli I lojës bie ndjeshëm. Kuqezinjtë administrojnë rezultatin dhe herë pas herë shfaqen të rrezikshëm në portën kundërshtare. Atë që nuk e bën në disa raste Sadiku, Hyka apo dhe Vajushi e realizon Razulis në minutën e 75’ pas një goditje të saktë me kokë brënda zonës për të mundur Ujkanin dhe shënuar golin e flamurit. Deri në përfundim të ndeshjes nuk ka histori të tjera dhe Shqipëria koleksionon një tjetër fitore prestigji kësaj rradhe në Tiranë.

Shiko skeden e ndeshjes

Shiko Video - Momentet me te bukura

busy
komente