R.I.P/ Ndërron jetë Josip Kuzhe, ish traineri i Kombëtares sonë | ||||
|
Ndërron jetë Josip Kuzhe, ish traineri i Kombëtares sonë. Kuzhe u lind më 13 nëntor 1952. Mediat kroate kanë raportuar këtë lajm duke treguar se 61 vjeçari ka humbur betejën me sëmundjen e leuçemisë që e shqetësonte prej disa vitesh. Tekniku është dorëzuar në spital aty ku po kurohej me shpresën se do të arrinte të linte pas sëmundjen e rëndë që në fund ajo e ka mposhtur, sëmundje për të cilën është kuruar edhe ne Shqipëri. Kuzhe drejtoi kuqezinjtë për 18 muaj nga viti 2009 deri në vitin 2011 dhe ishte një nga trajnerët më popullor që ka punuar ndonjëherë në vëndin tonë. Kuzhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë te Kroacisë dhe traineri i shumë skuadrave, mes tyre edhe trainer i Kombëtares sonë. Fitorja më e madhe sa i përket sasisë së golave të shënuar, të Kombëtares sonë i takon periudhës kur pikërisht atë e drejtonte Kuzhe. Bëhet fjalë për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Qipros, një ndeshje miqësore me rezultatin 6:1 në favor të Shqiperisë. Stafi i Albaniasoccer.com i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4246 |