HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Merkato/ Bogdani, në mëdyshje për ekipin e ri !
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Qershor 2013 07:47   pdfShtypEmail

erion bogdani cezenaEshtë 36 vjeç, luan në rolin e sulmuesit dhe të gjithë mendojnë se ka ardhur koha që ai të ‘varë këpucët në gozhdë’, por vetë protagonisti Erjon Bogdani mendon të kundërtën, duke u shprehur se të paktën edhe një sezon mund ta nxjerrë në nivel të mirë. Po ku do të luajë Bogdani këtë sezon? Kjo është pyetja që shtrohet për të. Në Itali ka ndërruar jo pak skuadra, por vitet e fundit ka milituar vetëm në Serinë A, duke filluar që me Veronën në vitin 2004, për të përfunduar me Sienën, që këtë vit ra në Serinë B. Plot 11-skuadra ka ndërruar në total në karrierën e tij të gjatë sportive, ku 7-vetëm në Itali, por duket se karriera e tij nuk ka përfunduar ende dhe sërish mendohet që të luajë në kampionatin italian.

Ofertat
Merkatoja sapo ka nisur të trazojë letrat në futbollin italian, ku disa pikëpyetje bien edhe mbi shqiptarët që aktivizohen përtej Adriatikut. Njëri prej tyre është Erjon Bogdani, e ardhmja e të cilit mbetet në udhëkryq, pas përfundimit të kontratës me Sienan. Bomberi kuqezi po studion të gjitha ofertat në drejtim të tij, pasi disa skuadra nga Serie B kanë shfaqur interes për ta pasur në grupin e tyre gjatë sezonit të ri. Në krye të listës qëndron Palermo e trajnerit të ri Gatuzo, i cili kërkon një qendërsulmues për të përballuar sezonin e gjatë, pasi disa prej emrave më të mirë të kësaj skuadre pritet që të largohen gjatë javëve të ardhshme.

Seria B
Në aspektin e ofertave, siçilianët janë skuadra më prestigjioze në listën e gjatë, që vazhdon me Rexhinën, ku Erjon Bogdani ka luajtur gjatë viteve 2000-2003.
Ditët e fundit, në garë hyri edhe skuadra e Vareses. Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostineli ishte shumë pranë zonës ‘play-off’ sezonin e fundit, që e mbylli në vendin e shtatë dhe afrimi i 36-vjeçarit shqiptar do ta rriste më shumë cilësinë në këtë ekip, që synon rikthimin në Serie A pas 40-vjetësh. Një tjetër ish-skuadër e Serie A, që ka lëvizur në drejtim të Bogdanit është edhe Peskara, por mesa duket, lojtari i Kombëtares shqiptare ka kërkuar kohë për t'i vlerësuar të gjitha ofertat, sepse skuadra e radhës me shumë mundësi mund të jetë edhe e fundit në karrierën e tij të gjatë, ku ka luajtur 76-ndeshje me ekipin kombëtar, duke shënuar edhe 19-gola, si asnjë tjetër me ngjyrat kuqezi, duke lënë me 7-gola më pas Alban Bushin. Ndërsa i duhen edhe tri ndeshje me Kombëtaren shqiptare për të barazuar numrin me Altin Lalën, që mban rekordin e aktivizimit.


busy
komente