Kombetarja/ De Biazi ben llogarite per kualifikimin | ||||
|
Kombetarja shqiptare eshte ne pritje te dy sfidave te medha ku behet fjale per perballjen me skuadren e Sllovenise dhe Islandes. Keto dy takime jane te rendesishme pasi kuqezinjte do te luajne ndaj kundershtareve direkt per vendin e dyte ne grupin E, ndaj paraqitja e skuadres duhet te jete ne nivelin me te larte. Edhe pse trajneri i kombetares De Biazi, nuk e ka perfunduar ende formacionin per arsyje te demtimeve apo mosaktivizimi , ai eshte shprehur se jane ne gjendje ta perballojne kete sfide. "Besoj se skuadra ka treguar rritje ne personalitet dhe se di te menaxhoje situaten. Eshte nje grup i mire futbollistesh qe di te perballet me kundershtarin ashtu sic do te kemi dy ndeshjet e radhes me Sllovenine dhe Islanden. Pertej ketij momenti te rendesishem, skuadra ka treguar ne ndeshjet e meparshme deshiren me te cilën kerkon te ndjeke endrren per te arritur ne boteror. Mendoj se cdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet pregatitur ne menyren e duhur. Ne Sllovenine e njohim mire dhe kemi pare edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandes. Ka skuader te mire por si cdo ekip ka piket e forta dhe te dobeta. Duhet te jemi te afte te shfrytezojme kete te fundit. Me vjen keq qe mungojne disa futbolliste ashtu si dhe atyre i vjen keq per kete mungese, pasi deshiron te ishin gati per skaudren. Por e thashe qe shkojme në këto ndeshje duke ditur limitet tona dhe per te mare pike te rendesishme. E rendesishme eshte te bejme dy rezultate pozitive, nese arrijme dy fitore apo barazime pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe te leme pas kundershtaret por e kam thene qe nuk kenaqem me rezultat minimal por luajme per maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do te jete nese nuk pregatitemi mire por skuadra deri tani nuk ma ka dhene kete pershtypje. Kemi patur vazhdimesi ne loje dhe rezultate gje qe nuk ka ndodhur kurre me pare. Kjo skuader eshte rritur ne kualitet dhe ne vetebesimin tek forcat e veta. Kjo ishte deklarata e De Biazit pak dite para perballjes me nje sfide te rendesishme sic eshte ajo me Sllovenine. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4138 |