HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqësore U-17/ Shqipëri – Kosovë 2:0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Shkurt 2013 14:38   pdfShtypEmail

u-17_shqiperi_kosova_1_1Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka zhvilluar miqësoren e parë ndërkombëtare prej se FIFA mori vendim për lejimin e miqësoreve me grupmoshat e reja.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Kollari, të dielën, në Kukës, ka zhvilluar ndeshje me Përfaqësuesen e Shqipërisë U-17, të drejtuar nga Xhemajl Mustedanagiq, e ku ka pësuar humbje me rezultat 0:2. Golin e parë për Shqipërinë e realizoi kosovari Drilon Cenaj, në minutën e 5-të, kurse golin e dytë dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Keidi Bare, në minutën e 70-të. Trajneri i Shqipërisë, Mustedanagiq në këtë miqësore pati në radhët e skuadrës së tij 10 kosovarë. “Kosova u paraqit mirë dhe duhet lavdëruar për punën që e kanë bërë”, ka theksuar Mustedanagiq. Ndërkaq, trajneri i Kosovës, Besnik Kollari u shpreh: “Ishte një ndeshje testuese. E rëndësishme ishte të testoheshin këta djelmosha, meqenëse ka kohë që nuk kemi zhvilluar ndeshje. Nga grumbullimi i parë që kemi pasur me këtë grupmoshë, na kanë munguar tetë futbollistë, ku disa prej tyre iu bashkuan pikërisht Shqipërisë”.

Shqipëria – Kosova 2:0
Stadiumi i Qytetit në Kukës
Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Muça, A. Pici (Lezhë).
Karton i verdhë: Bare (Shqipëri).
Golashënues: Cenaj 5’, Bare 70’.
Shqipëria: Bekaj, Toli, Bregasi, Domgjoni, Osmanollaj, Bare, Rexha, Cenaj, Grainca, Zoisi, Hyseni. U aktivizuan edhe Kastrati, Morina, Shehi, Gashi, Nebiu, Meraj, Halili, Feka, Taipi, Ivani, Braka.
Kosova: Spahiu, Kastrati, Thaçi, F. Krasniqi, Arifi, Kaçanolli, Hasani, Kuço, Statovci, Binishi, Ahmeti. U aktivizuan edhe: E. Spahiu, Breznica, Gashi, Fana, Syla, Gërbeshi, D. Krasniqi e Azemi.


busy
komente