Kampionati Europian U-21/ Shqipëria në grup me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnjë-Hercegovinën | ||||
|
Do të jetë shumë e vështirë, por edhe e bukur. Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve ka mësuar kundërshtarët e saj në eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2015 dhe mes tyre ndodhet edhe kampionia e kontinentit, Spanja. Në grupin 4, kuqezinjtë do të jenë edhe përballë Austrisë, Hungarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Kalendari i hollësishëm i ndeshjeve nuk është përcaktuar ende, por shorti mund të quhet me plot gojën i vështirë. Skuadra e Skënder Gegës do të duhet të bëjë llogaritë me spanjollët e fortë, por edhe austriakët, hungarezët e boshnjakët nuk janë aspak pengesa të lehta. Gjithsej, në Nion të Zvicrës, u përcaktuan skuadrat në 10 grupet eleminatore, ku marrin pjesë 50 skuadra, ndërsa ndeshjet do të nisin në 22 mars të këtij viti dhe do të kulmojnë me finalet që do të zhvillohen në Republikën Çeke. Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve ka arritur suksese të rëndësishme në vitet 70-të duke u shpallur kampione e Ballkanit dhe në mesin e viteve 80-të duke arritur mes 8 ekipeve më të mira të Europës, ndërsa vitet e fundit po përpiqet t’i afrohet sado pak kësaj lavdie. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8726 |