Vllaznia / Klubi, deklarate zyrtare drejtuar FSHF-se! | ||||
|
Pas humbjes ne ndeshjen e kupes me Teuten dhe pas dy kartonave te kuq por dhe episodeve te tjera te dyshimta, klubi i Vllaznise ka reaguar duke i terhequr vemendjen FSHF-se nepermjet nje deklarate per shtyp. “Klubi i futbollit, Vllaznia deshiron t’i terheqe edhe njehere vemendjen Federates per problemin e gjyqtareve, sepse ata po kthehen ne nje gangrene per skuadren tone nga ndeshja ne ndeshje”, citohej ne qendrimin e drejtuesve te klubit kuqeblu. Pretendimet lidhen me kartonet e kuq qe Mrvaljeviç dhe Feniks moren te merkuren, duke i cilesuar te nxituar nga gjyqtari Kridens Meta. “Ngreme zerin, sepse pas rastit me Laçin ne kampionat, ku na u mohua nje penallti, sulmet e gjyqtareve kunder Vllaznise po vazhdojne. Kontestojme kartonin e kuq per Mrvaljeviç: ndeshkimi eshte i pakuptimte, pasi lojtari nderhyri ndaj nje kundershtari ne luften ne ajer dhe maksimalisht duhet te jepej vetem karton i verdhe. Me pas, ai u shemb ne toke pas goditjes me koke nga lojtari i Teutes dhe ne menyre te pakuptimte arbitri e largoi nga loja. Per kartonin e kuq te Feniks, lojtari gaboi, por ai nuk donte te prekte gjyqtarin me dore. Kontakti ndodhi per inerci, sepse gjate protestes arbitri ndaloi vrapin”, shkruhej ne deklaraten per shtyp nga klubi shkodran. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3890 |