Mirel Josa/ morrem ate qe deshironim | ||||
|
Pas perfundimit te takimit, trajneri i skuadres se Vllaznise per www.albaniasoccer.com deklaron: "Erdhem ne Lac me mendimin se nuk ishim te kualifikuar ende. Sic eshte pare hapur ne kemi qene ne tension sidomos kur ekipi kundershtar kaloi ne avantazh. Pas ketyre ne na ndihmuan dy golat e ktheses te shenuar shume shpejt, te cilet ndikuan me teper ne psikologjine e ekipit. Ne pjesen e dyte shenuam nje gol per fajin e mbrojties laciane dhe per fatin tone. Menduam se u siguruam deri ne nje moment por loja mbetej e hapur, ne fund fituam dhe nje penallti qe i vendosi vulen ketij takimi. Persa i perket Vajushit e nxora shpejt nga fusha sepse ne kemi dhe Sinanin te demtuar, ndaj nuk doja qe te demtohej "arma" e vetme e sulmit. Synimi jone eshte te shkojme deri ne maje rruges se nisur." - ka permbyllur tekniku Josa. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3793 |