Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu-Tirana 0-1, bardheblut fitojn kupen e XV | ||||
|
Tirana ka fituar për herë të 15-të Kupën e Shqipërisë, duke mundur 1-0 në finale Skënderbeun. Një gol i Bekim Balës në minutën e 107-të, i ka dhuruar trofeun ekipit kryeqytetas, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në "Qemal Stafa". Edhe pse përballë kishte një ekip të mbushur me yje, Tirana e ka dominuar takimin, duke e kërkuar më shumë golin dhe duke e gjetur atë në momentin që mendohej se sfida do të shkonte me penallti. Për fat të keq, të dyja skuadrat humbën lojtarë të rëndësishëm në pjesën e parë, pasi kapiteni Elvis Sina doli nga loja për Tiranën dhe Gjergji Muzaka u zëvendësua nga korçarëtm, që të dy për shkak dëmtimi. Me afrimin e fundit të 45-minutave të para, tiranasit e rritën ritmin dhe rrezikshmërinë. Diku i ndihmoi Shehi me një gabim të tij, pas topit të Gvozdenoviçit, por më shumë goli u kërkua nga Cikalleshi apo Dushku. Veçse, korçarët patën një aksion model të cilin Plaku e shpërdoroi duke e gjuajtur topin mbi tra. Pjesa e dytë ishte më e dobët, pasi në fushë nisi të ndihej lodhja. Sërish ishte Tirana zonjë e fushës dhe Cikalleshi, Bala e sërish kavajasi provuan pa sukses. Në fund të kohës së rregullt, edhe tabela elektronike duket ndjeu lodhjen e kësaj finaleje, duke i ngrënë një germë asaj që ishte shkruar aty: Kupa e Shqipërisë. Pas një 15-minutëshi të vakët, që më shumë ishte i ndaluar për arsye të ndërhyrjeve të rënda, minuta e 107-të ka sjellë edhe golin e vetëm të kësaj sfide, me Bekim Balën që arriti të realizonte me kokë pas një krosimi nga e majta. Sulmuesi shkodran kërceu më lart nga të gjithë dhe topi, pasi u përplas në shtyllë, përfundoi në rrjetë, me Shehin që e kishte të pamundur ta ndalte. Deri në fund, Tirana mund të kishte realizuar edhe dy gola të tjerë, por në të dy rastet ishte Bala ai që përfundoi gjithçka, madje në një moment në mënyrë thuajse fatale. Gjithsesi, Skënderbeu nuk arriti të gjejë dot barazimin dhe në fund trofeu i shkoi ekipit bardheblu, që e fiton atë për herë të 15-të në histori. Ndërkohë, Skënderbeut i duhet të kënaqet vetëm me titullin kampion, të cilin e fitoi një javë më parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5512 |