HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Luhen sot, Shkumbini-Skënderbeu dhe Flamurtari-Bylis
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Dhjetor 2012 11:50   pdfShtypEmail

kupa_shqiperisNjë detyrë edhe më të rëndësishme sesa më parë ka këtë edicion Kupa e Shqipërisë. Kompeticioni numër 2 për nga rëndësia kombëtare duhet të mbulojë boshësinë e lënë nga formati i Superligës, ndërsa kampionati ka nisur gjumin dimëror që do të vazhdojë deri më 9 shkurt.
Për këtë arsye, me nisje që sot, starton faza e dytë e grupeve në Kupë dhe kjo e shtunë sjell dy përballje. Në Grupin A, në orën 14:00 Shkumbini pret kampionët e Skënderbeut, një takim që të dyja skuadrat e kanë vlerësuar maksimalisht dhe do të luajnë me formacionet më të mira.
Korçarët duan të fitojnë Kupën e parë në histori, një titull që mungon në kabinetin e trofeve, ku ndodhen tashmë 3 triumfe në kampionat.
Tri orë më vonë, në 17:00, stadiumi “Flamurtari” do të ndezë dritat për t’i dhënë jetë ndeshjes së vendasve ndaj Bylisit, në Grupin B. Në dukje, takim modest, veçse realisht krejt ndryshe pasi mallakastriotët janë zgjuar dhe madje ndodhen më lart në renditje sesa vlonjatët.
Më tej, e diela do të ketë në program Kukësin me Kastriotin dhe Laçin me Teutën. Në një kupë ku mungojnë gjigandë të tillë si Tirana e Vllaznia, por edhe Partizani e Tiranë, shpresohet që emocionet të mbeten të shumtë nga kontributi i skuadrave të tjera. Mungojnë jo pak, por 49 trofe. Ndoshta, në fund të sezonit, do të kemi një fitues të ri në këtë histori të vjetër.


busy
komente