Kampionati mban zi për Panon | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit i bën të ditur të gjithë komunitetit të futbollit në Shqipëri, se ndeshjet e javës së 18-të, të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, do të nderohet kujtimi i legjendës së futbollit shqiptar Panjot Pano. Për këtë arsye, në të gjitha stadiumet shqiptare ku do të luhen këto ndeshje, do të mbahet një minutë heshtje. Gjithshtu, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë kampionat ,do t’i luajnë ndeshjet e javës së 18-të me shirit të zi në krah, në shenjë respekti për humbjen e mjeshtrit të njohur. Panajot Pano, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar në të gjitha kohrat, ndërroi jetë ditën e martë në moshën 71 vjeçare, në Florida të Shteteve të Bashkuara ku ndodhej për një vizitë private. Më parë, kujtimi i tij ishte nderuar nga ana e klubeve të Realit të Madridit dhe Gramozit, në ndeshjen e zhvilluar për edicionin e tretë të Turneut Ndërkombëtar “Taçi Oil”, organizuar ditën e mërkurë dt. 20.01.2010, në Tiranë. Të dyja skuadrat luajtën me shirit të zi dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.
Media FSHF
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3635 |