Devis Mema autokritike me gol | ||||
|
Moskonkretisht, pas informacionit te marre nga bashkepunetoret tane, rezulton se gjate ndeshjes Tirana-Flamurtari, goditja nga pika e bardhe u realizua nga Mema dhe jo Zeqiri. Per kete ju kerkojme te falur lexuesave Vetëm një javë më parë korcari ishte akuzuar nga trajneri i tij për lojë dhe përgatitje të dobët fizike. Sulmuesi shtatlartë ka preferuar të qëndrojë në heshtje dhe ti përgjigjet trajnerit të tij vetëm në fushën e lojës. Me ti ardhur mundësia korcari ka realizuar gol . Sulmuesi për Albaniasoccer.com është shprehur se : "Jam shumë i kënaqur për marrjen e tre pikëve si dhe për lojën që gjithë cunat zhvilluan në këtë ndeshje. Shumë njerëz nuk kishin besim tek ne, por ja që fusha e lojës tregoi që ne qëndrojmë më lartë se kampionët në fuqi të vendit", u shpreh Mema, I cili per marredheniet e tij me trajnerin memushi pas ketij goli do te shtonte: “Une kam bërë vetëm detyrën, pasi si sulmues që jam shënimi golave eshte objektiv. Duhen sa me shumë gola dhe punë për tu rikthyer atje ku Mema është mësuar, por me stërvitje dhe impenjim maksimal kam besim që do të rikthehem. Me trajnerin Memushi kam marrëdhënie pune dhe nuk më pëlqen që gjërat fryhen ndonjëherë artificialisht. Para ca ditësh disa media më shikonin si të larguar nga skuadra e Flamurtarit, por ja ku jam sërish këtu dhe ndihem shumë mirë në këtë kolektiv", ka perfunduar futbollisti i skuadres kuq e zi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4673 |