Dashnor Sula: Vendimi i gjyqtarit ishte i drejte! | ||||
|
Donatori dhe njekohesisht deputeti i Peqinit, Dashnor Sulaj, ka reaguar pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen Shkumbini-Tirana, ku skuadra e Peqinit me 10 lojtare te gjithe pjesen e dyte, arriti te mund 24 here kampionet e Tiranes fale nje supergoli te Seksenit. “I vetmi moment i acaruar ishte dalja me te kuq e Mustafajit dhe gjykoj se ishte nje moment i drejt nga gjyqtari. Une kam dashur te hyje per nje moment per t’i qetesuar dhe nuk me kane lene forcat e rendit. E vetmja gje qe i kam thene Liles ka qene: 'Ju shitet ndeshjen kunder Vllaznise ne Tirane dhe tani sot doni te vini te fitoni ne Peqin'?.Kjo ka qene e vetmja gje qe kam thene. Nese ky eshte presion une nuk di qfare te them me teper. Nuk eshte situate normale, por ne prej mishi dhe gjaku jemi”, u shpreh Dashnor Sulaj
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3414 |