Brkic: E fitoj une kepucen e arte | ||||
|
Pasi ka shenuar nje dygolesh kunder Kastriotit, serbi i Apolonise Mlladen Brkic ka arritur ne kuoten e 15 golave duke u shkeputur nga ndjekesit qe e rivalizojne ne garen per te fituar trofeun e golashenuesit me te mire te kampionatit. Brkic ndiqet nga Bakaj dhe Xhafa me nga 13 gola dhe Memelli me 12 gola. Lidhur me kete fakt, serbi eshte shprehur se ka besim qe ne tre ndeshjet e mbetura do te shenoje serish dhe se ne fund do ta fitoje ai kepucen e arte. “Pas kesaj dopiete qe shenova, kam besim qe do te arrij te fitoj kepucen e arte. E rendesishme eshte qe golat e mi ti sherbejne skuadres dhe ne te arrijme te qendrojme ne kategorine superiore. Kam besim qe do t’ja dalim”, eshte shprehur Brkic. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3283 |