Liga profesioniste, presidentet hedhin hapin e pare | ||||
|
Presidentetet e klubeve shqiptare te futbollit kane hedhur nje tjeter hap per te realizuar krijimin e liges profesioniste, ide e cila eshte hedhur disa kohe me pare. Ata kane vendosur realizimin e nje komisioni, duke percaktuar ne krye te saj presidentin e Apolonise, Koco Kokedhimen. “Kokedhima u zgjodh me unanimitet, me konsensus. Komisioni do punoje per te finalizuar kushtet”, shprehet sekretari i pergjithshem i FSHF-se, Eduart Prodani e gjithashtu ai shprehet se institucioni me i larte ne futbollin shqiptar, do ta ndihmoje kete nisem. “Natyrisht qe federata do ta ndihmoje, jo me kot kjo strukture eshte krijuar me ndihmen e federates”, shtoi Prodani. Liga Profesioniste do te jete bashkimi i klubeve te Superliges. Liga do te jete perseri pjese e FSHF-se dhe eshte e detyruar qe te zbatoje rregullat e saj. Ne rast krijimi, Liga Profesioniste do te kete autonomi dhe do te marre persiper te drejten e organizimit dhe çdo funksion te federates qe ka te beje me mbarvajtjen e aktivitetit futbollistik. Ne kompetencat e kesaj lige do te jete percaktimi i kalendarit sportiv te sezonit, vendosja e standardeve per klubet pjesemarrese ne keto aktivitete si dhe ndarja e fitimeve dhe premiove per skuadrat pjesemarrese. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4293 |