Gramozi/Fitore me Fierin ose gjoba dhe ndeshkime | ||||
|
Drejtuesit e Gramozit kane qene shume te rregullt me pagesat ndaj lojtareve te tyre megjithese skuadra e tyre tashme matematikisht eshte nje kategori me poshte. Presidenti Taci sebashku me njerzit e tjere qe jane prane skuadres i kane dhene ultimatum lojtareve per ndeshjen e fundit me Apolonine qe do te luhet ne Erseke. “Kemi qene mjaft korrekt me ju dhe ashtu do vazhdojme te jemi deri ne fund te kontratave, por ne rast se ju nuk fitoni ndeshjen e fundit qe luhet me Apolonine ne fushen tone atere do jemi te detyruar tju ndeshkojme me gjoba dhe masa te tjera. Tifozet e mrekullueshem kolonjar e meritojne qe aventuren tone ne Kategorine Superiore ta mbyllim me fitore dhe ne nuk mund ti provojme nga kjo gje”.
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3383 |