HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skenderbeu, Teuta dhe Apolonia ne gare per nje vend ne Europe
nga AlbaniaSoccer   E martë, 11 Maj 2010 14:25   pdfShtypEmail

skenderbeu1Këtë sezon në Kupat e Evropës nuk do te ketë katër, por pesë skuadra. Mungon ende zyrtarizimi, por UEFA ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të hartojë një listë me skuadrat më fair-play të sezonit në kampionatin shqipetar. Çdo vit, institucioni qendror i futbollit në kontinent zgjedh disa skuadra për fair-play-n, e treguar gjatë sezonit futbollistik dhe këtë vit, një skuadër duket se do të jetë nga Shqipëria.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të FSHF-së, të cilat bëjnë të ditur se Shqipëria është shumë pranë fitimit të një tjetër vendi në Europa League për këtë edicion. UEFA pritet të japë OK-in në ditët e ardhshme, ndërkohë që kriteret e skuadrave shqiptare do të dërgohen në Nion nga FSHF. Në këtë prizëm, Federata ka përcaktuar tashmë edhe skuadrat që kanë më shumë shanse për të fituar çmimin fair-play dhe ato janë Teuta, Skënderbeu apo edhe Apolonia. Megjithatë, do të pritet nëse këto skuadra do të sigurojnë apo jo qëndrimin për të vendosur më pas nëse do të futen në garën për fair-play apo jo. Ajo që bie në sy është fakti se në këtë listë mungojnë skuadra si Vllaznia, Shkumbini apo Flamurtari, që ndodhen më lart në renditje së tre ekipet e mësipërme. Mungesa e Vllaznisë në këtë listë të përpiluar paraprakisht nga FSHF lidhet me faktin se shkodranët janë nën hetim për trukim rezultatesh në Kupat e Evropës, gjë që në sytë e drejtuesve të UEFA-s nuk do të dukej një gjë e mirë.
Ky hetim ka nisur që prej nëntorit dhe lidhet me dy ndeshjet e vjetshme ndaj Rapidit të Vjenës, të cilat shkodranët i humbën me rezultate të thella, 5-0 në Austri dhe 0-3 në Shkodër. Ndërkohë, përsa i përket Flamurtarit, futja në fushë e kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika në ndeshjen me Besën e Kavajës, ka bërë që edhe ky klub të mos ketë shumë shanse në renditjen për fair-play-n. Ndërkohë edhe Shkumbini duket i përjashtuar nga kjo "garë", pas goditjes së rëndë që iu bë në stadium trajnerit të Besës, Shpëtim Duro. Të vetmet skuadra që nuk janë përfshirë në akte dhune gjatë këtij sezoni janë Teuta, Skënderbeu dhe Apolonia, me dy të parat që janë favorite ndaj fierakëve. Durrësi ka qenë edhe gjatë këtij viti një prej qyteteve më të qeta, ashtu si edhe Korça. Për këto ekipe mbetet për t'u parë nëse do të qëndrojnë apo jo në Superligë për t'u vendosur më pas se cila është skuadra më fair-play në Shqipëri. Pak vjet më parë, një çmim të tillë e ka fituar Teuta, e cila më pas shkoi në paraeliminatoret e Kupës UEFA. Ndërkohë, zyrtarizimi pritet të bëhet vetëm pas fundit të kampionatit. Zhdukja e konfliktit me shtetin, por edhe atmosfera faiar-play që ekzistoi në Asamble, kanë bërë që UEFA ta vlerësojë me nota të larta Shqipërinë.

Altin Ngjela


busy
komente