Skënderbeu - Kamza 1-0/ Asllani mban korcaret ne Superiore | ||||
|
Nje ndeshje me shume tensione ajo e luajtur ne stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”. Te dy trajneret Josa dhe Musta kishin hedhur lojtaret me te mire ne fushen e lojes. Temperaturat e larta nuk kane penguar tifozerite e te dy skuadrave per te qene te pranishem ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur lojtaret e tyre. Minutat e para do te ishin me te bukura per korcaret ku dhe ne minuten e dyte do te gjenin golin e avantazhit me ane te Klodian Asllanit. Pas nje krosimi nga krahu i majte nga Malindi, kucovari do te gjuante bukur me trine brenda zones duke m’poshtur portierin Osmani. Ky gol do te ngrinte peshe tifozerine korcare e cila ishte me e shumte ne numer. Ky gol do ti shokonte kamzalinjte, por trajneri Musta nga pankina ka ditur me se miri per te rikuperuar ekipin e tij i cili shume shpejtesi mori kontrollin e lojes. Dalipi i vetem ne sulm beri gjithcka per te barazuar, por kapiteni Lako nuk e lejon. Matiani Patushi ka dritheruar porten e Llapanjit me nje gjuajtje jashte zone e cila per fatin e korcareve ka perfunduar vetem disa centimetra larg shtylles se djathte. Kamza shikone me shume nga porta e Skenderbeut dhe ishte zoteruese ne fushen e lojes fal dhe terheqjes qe bene korcaret pas shenimit te golit. Lojtaret kamzalinj kane pretenduar dhe per dy penallti, por qe nuk jane pare te tilla per arbitrin kryesor Pashaj. Perfundimi pjeses se pare ka qene shume i nxehte. Ne tynelin qe te dergon ne dhomat e zhveshjes arbitri Pashaj eshte sulmuar. Disa tifoze nga kamza kane shkulur stolat plastik te tribunes dhe i kane hedhur ne fushe, por nderhyrja e shpejte e forcave blu ka neutralizuar agrevimin e metejshem te situates. Pjesa e dyte fillon me e qete. Kamza nuk dorezohet dhe sulmon, por korcaret mbrohen mire. C’do faull te fituar, futbollistet e Skenderbeut mundoheshin te fitonin sa me shume kohe duke u shtrir vend e pa vend ne fushen e lojes. Dalipi, Patushi por dhe Tetova kane qene te pafat ne perpjekjet e tyre per te barazuar rezultatin. Lojtaret e Kamzes serish kane pretenduar per njembedhjetemetersh, por arbitri Pashaj nuk ka ndare te njetin mendim me ta. Arbitri kater jep tre minuta shtese, por kryesori lejon te luhet vetem gjysma e tyre duke vershellyer perfundimin e saj, duke lene Skenderbeun ne Superiore dhe Kamzen ne Kategorine e Pare. Skënderbeu: Llapanji, Lako, Markovic, Grizha, Roshi, Nestorovic, , Asllani (Frashëri 82’), Doku (Leskarovski 27’), Malindi, Cipi ( Cajku 71’), Guerrib Trajner: Mirel Josa Kamza: Osmani, Ndoni, Rada, F.Tafaj, Renxa (Blloku 73’), Patushi, Kryemadhi, Gjokeja, E.Tafaj (Baze 79’), Tetova (Lame 87’), Dalipi. Trajner: Perlat Musta Shënues: Asllani 2’ Gjyqtarë: B.Pashaj ( Tr), A.lamce ( Pt) A.Guce ( Lu) Kartona të verdhë: Asllani, Patushi, F.Tafaj, Osmani , Lako, Baze Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9318 |