Kategoria Superiore - Prognoza, Java 3 | ||||
|
Me shume interes pritet te nise java e katert e superliges.Interesi qendron ne faktin se fale shortit te kesaj jave do te mesohet pak me shume mbi ecurine e metejshme te kampionatit.Dy perballjet “BIG†te kesaj jave do te na mundesojne qe te bindemi me teper se kampionati do diskutohet mes dy emrave ,Dinamo e Besa, apo do te hidhen dorashka te tjera  per te sfiduar kryesuesit e momentit, kur nuk duhet harruar qe edhe kampionia aktuale eshte ne krye te podiumit perderisa te ulet nga dikush.Do te kuptojme gjithashtu nese vertet Vllaznia,Flamurtari apo edhe Shkumbini,kane qene pre e ngercit te fillim kampionatit,(gje qe ndodh edhe ne kampionatet e forta, ku shume skuadra qe e nisin kampionatin si favorite,nisur kjo nga perberja e grupit, pas javeve te para e shohin veten ne fund te tabeles per mungese te nje kolaudimi te mire) apo realisht kjo eshte forca e tyre e vertete. Pas perfundimit te 90 minutave te kesaj jave,Skenderbeu dhe Apolonia do te tregojne nese vertet supelativat per to ne tre javet e para jane me vend,sikurse do te shohim, se cilat nga skuadrat e fundit te tabeles,dine te thone me shume, per te bindur se nuk duhen pare si “outside-râ€.  TIRANA-BESA   1   2  Me interes te madh pritet ky takim.Tirana vjen pas nje fitoreje te vuajtur me “gjak†e me “grushta†ne Erseke,por gjithashtu dhe Besa vjen nga nje fitore jo e bujshme me Lacin ne fushen e saj.Ne deklaratat e ketyre diteve,disa futbolliste kavajas jane shprehur qe po punojne fort per tu pergatitur per kete ndeshje.Gjithashtu po nga goja e ndonjerit prej tyre eshte permendur qe Besa edhe ne te shkuaren, i ka hapur pune Tiranes ne shtepine e saj dhe kjo ne fakt eshte e vertete.Por ajo qe do te vecoja eshte se vihet re nje vetebesim qe do guxoja ta quaja edhe pak te tepruar ne deklarimet e tyre. Ndonje here ky vetebesim,megjithese eshte i domosdoshem,mund edhe te te demtoje. Ne rastin konkret Besa ka perballe as me shume e as me pak,por ustallaret e kampionatit shqiptar, qe nuk duhen nenvleresuar kurre, derisa jane kampionet ne fuqi.Nuk dihet nese eshte e vertete, por nese kete jave do te kishim nje kthim te Muzakes, sic edhe eshte folur, Tirana do te jete potencialisht me e afte per te arritur ate qe i kerkohet. Pra fitoren. Nese kjo fitore do te vinte nuk eshte aspak cudi qe Tirana te rikthehet qe kete jave si “violine†e pare e kampionatit dhe njekohesisht Besa, te bjere pre e goditjeve dhe e presioneve qe mund te fillojne te prishin balancat ne skuader. Urojme qe kjo e fundit te mos ndodhe edhe ne rast se kjo humbje do te vije, sepse e verteta eshte qe Besa ka ne grup shume kualitete,te cilet kane pervojen e duhur qe te rikuperojne shume shpejt situate te tilla.te pakendeshme. “Te jesh me e mire duhet te mundesh me te miren†u shpreh trajneri Duro per UEFA.com, duke ju referuar Tiranes si kampione aktuale.Nga sa thame, ndeshja parashikohet te jete shume e forte e megjithese edhe nga nje pike nuk do i dukej keq te dy trajnereve sepse nuk do I trazonte gjerat brenda klubeve perkatese, mendoj se nga kjo ndeshje do te dale nje fitues. Pra prognoza per kete takim eshte 1 2.  VLLAZNIA-DINAMO X  Vijne kete jave dy emra njesoj te rende nga pesha e fanelles,por jo nga ajo cka kane treguar kete fillin sezoni.Ne asnje menyre nuk i lejohet humbja Vllaznise ne kete takim.Zemerimi i akumuluar tek presidenti i Vllaznise mund te kete force te pa pare, ne rast se nje e tille do te vinte.Nuk mund ta imagjnojme se cfare veprimesh do filloje te ndermarre z.Fushaj,por nje gje do e themi me siguri pothuajse te plote: Ne rast se Vllaznia humbet me Dinamon,ajo praktikisht do te jete jashte luftes per titull. Barazimi,(qe per mendimin tim do ishte relativisht i mire,sepse duhet pranuar qe do te merret ndaj skuadres me te mire te kampionatit per momentin) i cili duhet me patjeter te vije me nje loje shume te mire,apo sigrisht fitorja ,do te qetesonin ujerat ne Shkoder dhe me ne fund do te fillohet te punohet me qetesi,per vazhdimesine,qetesi pa te cilen nuk mund te hysh dot ne nje gare.  Nga ana e vet, Dinamo e ka te qarte objektivin e saj.Tashme ajo e di si mund te fitoje nje ndeshje, sepse ka tre te tilla.Por veshtiresia qendron ne faktin se do te luajne kunder shkodraneve qe do te vene shpirtin ne fushe.Ne rast se shorti do te kishte qene me bujar me Dinamon ,nuk do I binte asaj te ishte targeti per tu mposhtur nga Vllaznia(per te cilen keto pike jane oksigjen),por do ishte ndonje tjeter dhe ne situate jo si kjo e momentit,dinamo mund ta realizonte me lehte qellimin e saj(dihet qe Dinamo eshte shume efikase ne ndeshjet ku mbizoteron nje ambient I qete).Por gjithesesi me grupin ekzistues,mund te thuhet se nje humbje e Dinamos do ishte e veshtire per te ndodhur,keshtu qe parashikimi per kete takim do te ishte X.   SKENDERBEU-GRAMOZI   1   Eshte nje takim midis dy skuadrave te ardhura kete sezon ne Superlige.Te dyja skuadrat me nje merkato te mire,me mbeshtetje te mire financiare,por qe s’kane ecur njesoj ne klasifikim.Me mire eshte paraqitur ekipi korcar,ku po te mos ishte akorduar nje 11-metersh ne minuten e 93 te takimit kunder Tiranes ,tani do te gjendej I vetem ne vendin e trete te renditjes.Por edhe keshtu sic eshte, ndjehet shume komod, me gjashte piket e grumbulluara deri tani.Per Gramozin duhen thene fjale te mira,megjithese piket s’e trgojne nje gje te tille.Eshte mundur vetem nga Tirana, gje qe eshte normale.Per tu vleresuar eshte grinta qe karakterizon kolonjaret dhe eshte kjo grinte qe na ben te mendojme se Gramozi do te jete serisht vitin tjeter mes me te mireve te futbollit shqiptar.Pra mbas ketyre qe thame pritet nje ndeshje e forte dhe plot rivalitet.  Por ka nje te vecante ky takim.Dihet qe dy ekipet jane fqinj,bile fqinj te mire.Vitin e shkuar te gjithe e mbajme mend se pa u zhvilluar ndeshja mes ketyre skuadrave,Skenderbeu festoi ngjitjen(defacto)ne superlige.Pra nje mareveshje e heshtur mund te ndodhe.Nje mareveshje nenkupton nje barazim,por nqs llogarite do beheshim mire,I bie qe kete takim ta fitoje Skenderbeu,duke ia kthyer Gramozit kete xhentilese ne fazen tjeter.Keshtu qe te dyja skuadrat do te ndanin nga nje trepikesh,qe ne pozitat e te porsangjiturve,do te ishin te vyera.Qe te jemi te qarte,ky eshte nje aludim I yni,sepse nuk kemi asnje informacion qe mund te ndodhe nje gje e tille.Ne te kundert te kesaj, skuadrat mund te bejne nje beteje te vertete ne fushen e lojes,por per ti qendruar besnik asaj qe thame me siper parashikimi per kete takim eshte 1.   LACI-APOLONIA    1 X   Nga dy ane psikologjikisht te kunderta do te filloje takimi ne stadiumin e Lacit.Do te vihen perballe dy skuadra,ku njera,pikerisht ajo vendase e ka nisur kampionatin si mos me keq dhe ne anen tjeter,skuadra mike me shume pretendime per kampionatin e sivjetshem,te shprehura keto edhe nga goja e presidentit te Apolonise z.Endri Puka ne nje te perditshme sportive.Sigurisht qe performancat e shfaqura deri tani mund te na bejne te arrijme ne nje parashikim.Nje fitore te fierakeve ne transferte.Por duhet te kemi parasysh dy gjera.Laci vjen nga nje ndeshje relativisht te mire nga Kavaja,ku duhet thene qe skuadra u pergjigj mire ne ate takim,si dhe faktorin fushe.Krenaria kurbinase edhe ne momente te tilla me nje ekip me probleme mund ti hape pune cdo lloj ekipi tjeter,panvaresisht synimeve te ketyre te fundit.Ne kete kontekst e shoh si mision te pamundur fitoren e fierakeve ne Lac.Prognoza per kete takim eshte 1X.   FLAMURTARI-TEUTA    1  Nje ndeshje ankthi do te jete ajo e Vlores.Ende Flamurtari nuk ka bere nje fitore perpara tifozeve te tij te zjarrte.Kete gje e ka per obligim kunder nje kundershtari simpatik si Teuta e Durresit.i ndodhur nen presionin e rezultatit te munguar dhe njkohesisht perpara perkrahjes se tifozeve te shumte,per flamurtarin ka vetem nje rezultat dhe ai eshte fitore.Por kjo do te jete tejet e veshtire te ndodhe kunder djemve te Joses.Ne ndeshjen qe teuta zhvilloi ndaj Dinamos ne javen e trete,vume re nje performance shume te mire te durrsakeve.Taktikisht dhe teknikisht,ndeshja pothuaj ishte e barabarte.Me pak fat nese Teuta do te kishte shenuar ne ndonje nga ato raste qe iu krijuan, mund edhe te kishim pasur nje rezultat ndryshe.Fakti qe megjithese humben nje ndeshje me nje rival shume te forte,durrsaket ndjehen mjaft te qete,tregon qe i ka pelqyer loja qe zhvilluan dhe me pak rregullime mund te arrijne nje rezultat pozitiv perballe vlonjateve.Por megjitheketo qe thame meqense na duhet te bejeme nje parashikim ai do ishte 1.   SHKUMBINI-KASTRIOTI     1   Nuk ka per tu zgjatur shume ne kete takim.Megjithese Kastrioti beri nje loje te pelqyeshme kunder Vllaznise se Shkodres ne ndeshjen e kaluar,i ka teper te pakta shanset per te dale me pike nga Peqini.Nje paraqitje e Shkumbinit,duhet pranuar nga te gjithe me e dobta e gjithe ketyre viteve,nuk te le hamendje per nje alternative tjeter pervecse fitores.Eshte momenti me i mire qe trajneri Mile,por edhe tifozet bardh e kalter,ti gezohen fitores se  pare,qe me pas tu hape rrugen edhe te tjerave.Pra parashikimi per kete takim eshte 1.  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4853 |