HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore - Kryesueset në vend numëro
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Shtator 2009 11:31   pdfShtypEmail

ball_goalSigurisht qe kjo jave,i dha pergjigje disa hamendesive qe kishim,perpara se te luheshin takimet e saj. Ishte shume e rendesishme se si do te ridhnin ngjarjet ne Shkoder e Tirane. Mjaftuan 90-te minuta te luajtura qe te kuptonim se Vllaznia e kaloi krizen! Jo se ajo arriti te marre nje pike, por sepse ate pike e mori me nje loje bindese. Nje loje e mbushur me raste nga te dyja krahet. Per here te pare ne keto kater ndeshje, Vllaznise i  lexoheshin repartet, si pasoje kjo e nje disipline taktike. Ndeshja edhe mund te ishte fituar nga njeri apo tjetri ekip, por sido qe te shkonte rezultati, ajo c’ka eshte e rendesishme, eshte qe krijuam nje bindje se Vllaznia e ka grupin qe mund te pretendoje dicka nga ky kampionat dhe kjo nuk eshte nje dicka e mire vetem per shkodranet, por ne teresi per futbollin shqiptar qe ka aq shume nevoje per nje rivalitet sa me te forte, qe te arrije te rrise cilesine e tij. Nga ana e saj Dinamo vazhdon te tregoje qe kete sezon do jete ne majen e renditjes. Nje loje e qarte e me koncept, alternime te lojes ne qender e nga krahet, gjuajtje ballore si dhe goditje me koke, njera prej ketyre te fundit  desh i dha K.O Vllaznise ne fund te takimit, nuk tregojne as me shume e as me pak, se Dinamo eshte skuadra per tu mundur!

Ne te kundert me kete, s’mund te themi te njejten gje per Besen. Me aq sa dha te Shtunen ne mbremje nuk besoj se ajo eshte nje pretendete reale per titull. Perballe nje Tirane ende me shume se te pergjysmuar, kavajasit nuk arriten te imponoheshin. Nje taktike si ajo e Tajsonit, u ndoq nga trajneri Duro. Nje fillim shume i shpejte, nje pressing i forte per ta goditur kundershtarin qe ne minutat e para. Kjo tablo ishte ne fillimet e te dy pjeseve, por qe nuk rezultoi efikase, sepse pas “rrebeshit” te shkurter kavajas, frenat ne dore i mori “Tirana B”. Po e quaj keshtu Tiranen, per te pare se sa pune duhet nga kavajasit per te qene pretendent per trofeun. Vete Tirana duhet ti gezohet pikes se marre, sepse ruajti te njejte, diferencen e pikeve me kryesueset. Eshte i domosdoshem rikthimi sa me shpej i lojtareve te demtuar, sepse me kete kontigjent lojtaresh te rinj, eshte e veshtire te realizosh pretendimet. Gjithesesi duhet thene qe edhe me kete grup, Tirana ishte prane fitores, nese Sefa do te ishte treguar me i qete nga pika e 11-metershit.

Pa asnje medyshje ndodhi ajo qe pritej ne Korce. Fitorja ne fushen e vet, dukej si e sigurte ne ambientet futbollistike korcare, qe para fillimit te takimit. Ne nje dite te shkelqyer,mrojtesi i majte Cajku, tundi tre here rrjeten e portierit mik dhe per ta plotesuar kete ishte Shkembi qe me nje gotitje te lire jashte zones, te realizuar mjeshterisht prej tij, e shnderruan takimin ne nje goleade. Kolonjaret u pergjigjen mire,kur barazuan perkohesisht me ane te futbollistit Sadiku. Gjithashtu edhe pas golit te dyte te Skenderbeut reagimi ishte i mire, por vetem kaq, sepse mbas kryevepres se Shkembit, Gramozi u shthur. Kjo per mendimin tim duhet analizuar mire nga stafi kolonjar, per te mos rene pre e ketyre ngjarjeve tjeter here.

Te njejten gje mund te themi edhe per takimin Shkumbini-Kastrioti, ku peqinasve s’u falej nje tjeter hap fals.Goli i shenuar ne minuten e 80-te nga Mustafaraj, qetesoi perkohesisht situaten ne kampin peqinas. Tripikeshi i marre,mundeson tashme qe Shkumbini te pergatise i qete javen ne vijim, por ajo cka eshte vene re eshte shterpesia e golave per kete skuader. Megjithese ne takimin e djeshem rastet ishin te shumta, moskonkludimi i tyre, desh e coi Shkumbinin serisht drejt nje rezultati te padeshirueshem,rezultat i cili zor se do te kalonte pa pasoja. Fjale te mira duhen thene per Kastriotin! Krutanet zhvilluan nje loje te kujdesshme dhe per fare pak e arriten ate qe kerkonin. Sigurisht qe dalja nga loja me karton te kuq e Shametit e dobesoi lojen mbrojtese te Kastriotit, per ekipin e te cilit kjo ndeshje, duhet vleresuar me nota pozitive.

Laci beri ate qe pritej. Fusha sportive e Lacit, mund te krahasohej me nje arene gladiatoresh. Kurresesi s’mund te pranonin lacianet rezultat tjeter pervecse fitores. Nje ndeshje e ngarkuar shume emocionalisht. Megjithe tre piket e marra,une mendoj qe nje futbolli te tille, bejne gabim ti gezohen edhe vete tifozet me fanatike lacjane. Ne rast se skuadra e ka realisht forcen dhe grinten per te fituar, le ta tregoje ate edhe jashte fushes se saj! Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe. Jashte fushes se tij Laci por edhe ndonje skuader tjeter e rangut te tij si Shkumbini, Gramozi apo Kastrioti, dorezohen pa kushte, munden pa buje, ndersa e kunderta ndodh brenda ne shtepi, ku fitorja eshte nje detyrim dhe ne qofte se ajo s’vjen me loje, do te vije me mekanizma te tjera, viktime e te cilave bien futbollistet e ekipit kundershtar apo edhe ne jo pak raste, gjyqtaret e takimit. 

Jo pa qellim e lame per ne fund ndeshjen e Vlores. Nje humbje e vendasve pas dy te meparshmeve. Ishim koshiente qe ne rast te nje humbjeje te Flamurtarit, do te kishim nje largim te trajnerit Memushi. E kam thene dhe me pare qe largimi i trajnereve vetem per mungese rezultati ne disa takime te luajtura, nuk eshte i mire, sidomos per klubin. Por rasti i Vlores eshte disi i vecante. Ne rast se do te benim nje analogji me Vllaznine, gjendja psikologjike ishte e njejte ne te dyja kampet: teper e renduar. Te dyja skuadrat po vuanin mungesen e lojes si pasoje edhe te rezultatit. Por diferenca, realisht qendronte ne faktin se cila skuader do te besonte ne vetvehte dhe do te tragonte se do te rikthehej. Dhe kjo ishte Vllaznia qe tregoi me teper force se Flamurtari sepse tradita e skuadres, (flasim per dekaden e fundit), na e tregon nje gje te tille. Gjithe keto vite kane bere qe Vllaznia me te drejte te renditet ne eliten e futbollit shqiptar. Eshte padyshim ekipi me i forte jokryeqytetas ne Shqiperi. Nje skuader si pak te tjera qe shume pak, per mos thene fare ka patur probleme ekonomike. Pra ka nje stof  lideri, ka nje peshe fanelle, qe nuk eshte pak. Sepse te rinjte qe vishnin fanellen kuq e blu, ndjejne mbi shpatulla peshen e legjendes, peshen e zonjes se vjeter. Kjo mjaftonte qe ata mos ndalen para asgjeje! Pra sic thame Vllaznia vinte nga nje sezon i shkuar shume i mire, me lojera dhe rezultate, keshtu qe edhe pse pati disa largime boshti i skuadres ekziston. Lojtaret e ofrouar ne kete merkato kane besim se shume shpejt do te sinkronizohen ne loje me njeri-tjetrin.

Por fatkeqsisht kete s’mund ta themi per Flamurtarin. Tradita e shkelqyer e futbollit vlonjat te para demokracise, nuk  ka asgje te perbashket me Flamurtarin e sotshem. Talentet qe s’rreshtin se dale nga Vlora jane shperndare sa andej-kendej brenda dhe jashte Shqiperise. Pas nje kohe ne kategorine e pare, Flamurtari rikthehet ne mes me te mireve, por megjithese per ti risjelle perseri shkelqimin e dikurshem, u vune ne krye disa legjonare te legjendes se dikurshme, ishte e pamjaftueshme. Riorganizimi kerkon kohen e tij dhe per kete i gjithe rrethi sportiv vlonjat ishte koshient. Situata ndryshoi shume kur Flamurtari arriti te fitoje kupen e Shqiperise. E pra pas kesaj fitoreje Flamurtari u pergatit per ndeshjen ne turin e dyte paraeleminator te “Europa Lige”. Nje ndeshje qe ndonese u fitua nga vlonjatet, la nje shije te hidhur duke pare diferencat ne aspektet fizike dhe teknike mes lojtareve te te dyja skuadrave, « frikën » per nje paraqitje te dobet te Flamurtarit ne ndeshjen e kthimit. Por ajo qe ndodhi ishte me keq se aq. Ishte turperim! Jo vetem i Flamurtarit, por i futbollit shqiptar! E keqja e madhe e kesaj ishte se trajneri Memushi, por edhe ndonje ndihmes i tij deklaruan qe do shkonin ne Motherwell per tu kualifikuar, qe tregon se deklarimi i trajnerit ishte teper i nxituar. Pas eleminimit nga Europa, i tere stafi vlonjat, i kerkoi falje opinionit publik, per ate qe ndodhi ne Skoci dhe se shume shpejt do ta harronte ate humbje tenistike. Nuk duhet kurresesi te kishte rene ne kete eufori trajneri i sapolarguar Memushi. Cdo ndeshje ai duhet te ishte me kembe ne toke. Sezonin e kaluar kishte nje skuader qe u rendit pas gjashteshes se pare, ndonese fitoi Kupen. Nuk duhet te besonte se per kaq pak kohe djemte e tij hyne ne rangun e kampioneve. Pra perpos punes me pasion  dhe me perkushtim te madh, trajneri Memushi duhet ta pranoje kete doze faji. Trajneri eshte psikologu dhe njohesi me i mire i lojtareve te tij, keshtu qe me mire se ai, askush nuk duhet ta dinte te verteten, e vertete cila eshte se Flamurtari nuk eshte gati te konkuroje me me te miret!! Trajneri i ri Magani pikerisht kete duhet te injektoje tek lojtaret.Te shuaje perfundimisht shenjat e euforise dhe te filloje te punoje gjithnje e me teper, ne menyre qe ajo qe te gjithe shpresuan, te vije nje dite!.

Per Teuten duhen thene fjale pozitive. Ndeshjen e mire perballe Dinamos ajo e vazhdoi ne Vlore dhe duke gjetur nje kundershtar te dobet arriti te fitoje , duke konfirmuar keshtu pretendimet e saj per nje pozite sa me te mire ne kete kampionat. Rezultati 3-0, me gola te Hodos dhe Miles, si dhe me autogolin qesharak te Mockes e mbajne Teuten ne nje pozicion komod ne tabelen e renditjes dhe i kane krijuar Mirel Joses qetesine e duhur per te vazhduar punen e mire te nisur prej tij.

Enea Shtrepi


busy
komente