Ervis Kraja : Besa ! Një emocion i madh për mua | ||||
|
Mbrojtësi shkodran që luan me Skënderbeun këtë sezon Ervis Kraja ka folur për Albaniasoccer.com për ecurinë e mirë që skuadra e tij ka pasur këtë fillim sezoni si dhe për ndeshjen e kësaj jave kundër Besës. “Në katër ndeshje të luajtura kemi arritur të fitojmë tre dhe kemi humbur vetëm një, në minutat e fundit përball kamionëve në fuqi të Tiranës. Kaluam një provë të vëshirë në derbin me Gramozin, por që fatmirësishtë arritëm ta fitonim me goleadë. Këtë javë na pret një ndeshje shumë e vështirë në Kavajë me Besën. Kjo përballje është shumë e vecantë për mua dhe më krijonë shumë emocione, pasi kam luajtur për një vitë e gjysëm me skuadrën e Besës dhe ja kam kaluar shumë mirë. Ruaj kujtime të mira për presidentin Bizhdili si dhe tifozërinë e mrekullueshme kavajase e cila më ka mbështetur fuqishëm kur kam qenë pjesë e skuadrës së tyre. Nuk e kam harruar dhe s’do ta harrojë asnjëherë atë periudhë pasi ka qenë shumë e mrekullueshme. Në fushën e lojës unë do të japë më të mirën për fanellën që mbaj veshur dhe mendoj se me grupin e lojtarëve që kemi dhe me pak kujdes dhe fat do mund të arrijmë të marrim një barazim i cili do ishte shumë pozitiv për ne duke parë që do mund ta arrijmë përball skuadrës kryesuese të kampionatitâ€, ka përfunduar prononcimiin e tij për WEB tonë mbrojtësi Kraja.   Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4437 |