Kategoria Superiore - Prognoza Java 5-te | ||||
|
Ka shume gjasa qe nen nje mot te ngarkuar me reshje, diku më shumë e diku më pak, te hape siparin java e peste e superliges. Dihet qe per shkak te infrastruktures sportive,ne nje kohe te tille,takimet e futbollit humbin dicka nga ngjyrat e tyre. Kam parasysh ketu,mungesen e sportdashesve neper shkallet e stadiumeve si pasoje e kushteve, interesimit, mundesive apo mos deshires per te ndjekur ndeshjet te cilat ne me te shumten e rasteve paraqisin nje nivel nen mesatarin. Gjithsesi, nuk mendojme se kjo do te zbuse luften sportive te skuadrave, per te realizuar objektivat qe ata kane ne kete jave te peste e cila pritet te filloje e ethshme edhe me disa dilema.  DINAMO-SHKUMBINI   1  Ne Tirane pritet te zbresin ne kete jave,ekipet e Dinamos dhe Shkumbinit, me objektiva te qarta. Dinamovitet jane te pergatitur nga te gjitha drejtimet per nje fitore,ndersa peqinasit edhe pse vijne pas nje fitoreje te arritur ne minutat e fundit ndaj krutaneve dhe e kane pergatitur ndeshjen ne nje ambient te qete, larg kritikave dhe presioneve,besohet se do te jene shume te kenaqur edhe me nje barazim. Ndoshta ne nje fushe te renduar nga reshjet, puna e Dinamos mund te veshtiresohet disi, keshtu qe mendojme se futbollistet e saj do te tentojne te kalojne ne epersi qe ne startin e takimit. Nje vonese e mundshme ne realizimin e kesaj gjeje, mund ti rendoje lojtaret nga ana psikologjike e si pasoje mund te sjelle edhe bllokimin e tyre, cka do te thote qe rezultati mund te shkoje ne nje drejtim te padeshirueshem per blute. Megjithate, kemi bindjen se trajneri Muca I ka bere mire keto llogari per te eliminuar çdo eveniment jo deshirues, pervec suksesit. Peqini nga ana tjeter, mendohet se do te hyje ne fushe, duke patur si synim nje mbrojtje te kujdesshme dhe pse jo goditjen e kundershtarit me ane te kundersulmit.Gjithecka mund te ndodhe,sepse jo me kot futbolli eshte i cuditshem. Shkumbini ne kete ndeshje do te luaje pa Isidor Sekserin dhe Erjon Mustafajn, te dy te pezulluar. Duke pare gjendjet qe gezojne ekipet respektive,per kete takim parashikimi yne do te ishte 1.  APOLONIA-TIRANA    1 X  Besojme qe do te jete kryendeshja e javes,jo per nga rendesia,por nga menyra se si eshte pergatitur ekipi i Apolonise i cili rikthehet ne Loni Papuciu, pas nje ndeshje ferri ne Lac, e pohuar kjo nga I gjithe stafi fierak si e pamundur te merrje qofte edhe nje pike te vetme. Pritet te mungoje ne kete takim ,mesfushori i talentuar Erion Hoti, i cili vuan demtimin e marre nje jave me pare.Megjithe kete mungese, si dhe mosaktivizimin e te pezulluarit Elton Grami ekipi dhe ambienti fierak, eshte pergatitur per nje ndeshje te madhe kundra kampioneve ne fuqi. Nje  loje verbale ka filluar ne distance ndermjet tifozeve respektive qe ne fillim te kesaj jave. Sportdashesit vendas, kane nje bindje se mund ta fitojne kete takim.Kjo bindje vjen si pasoje e besimit qe kane krijuar sportdashesit vendas per grupin i lojtareve qe ata disponojne,qe per hir te se vertetes eshte me i miri i ketyre dy dekadave te fundit. Perballe tyre do te rreshtohet Tirana,qe do te kete ne porte te rikthyerin Nallbani. Vazhdojne perseri te mungojne Muka e Memelli. Sigurisht qe do te mungoje dhe Lila, i pezulluar. Ne dyshim do te jete edhe Dabulla i lenduar. Eshte fakt se lojtaret aktuale te Tiranes, qe jane si zevendesues, kane zhvilluar takime te kenaqshme edhe jane ambientuar me mire me menyren e lojes se gjithesejcilit. Kjo ka rritur vetebesimin tek bardh e blute,se edhe  me mungesa ,diferencat ne ekip jane ngushtuar, keshtu qe objektivi per te fituar mbetet gjithmone kryesor per tu arritur. Ku luan Tirana eshte gjithmone pretendente per fitore! Por ne rastin e ketij takimi, fale formes se mire te Apolonise,do ti shtonim edhe lojtarin e 12-te qe eshte tifozeria, qe pritet te jete e zjarrte dhe e shumte ne numer. Parashikimi yne do ishte 1X.   TEUTA-VLLAZNIA      X 1  Me shume kuriozitet pritet ky takim. Nje hap i gabuar do te trondiste me shume Vllaznine sesa Teuten edhe pse ndeshjen shkodranet e zhvillojne ne transferte.Situata ne kampin shkodran eshte ende e ndere edhe pse pas barazimit me Dinamon, ujrat u qetesuan disi. Megjithese ne aparence barazimi nuk e gezoi presidentin shkodran, sepse me te drejte Vllaznise i kerkohet gjithmone fitorja ne fushen e saj, mund te themi se ai e qetesoi jo pak atmosferen brenda klubit.Pritet nje takim interesant, aq me teper qe Vllaznia mbart mbi shpina humbjen e thelle 4-0 sezonin e kaluar! Perballe eshte nje Teute simpatike dhe e forte njekohesisht ,qe ka luajtur bukur dhe me koncept,qe ka marre rezultate positive brenda dhe jashte fushes se saj. Nqs do te pranonim faktorin fushe dhe po ti shtonim kesaj dhe situaten e mire psikologjike te durrsakeve, mundesite jane qe Teuta te konsiderohet si favorite ne kete takim. Parashikimi yne do te jete X 1.   BESA-SKENDERBEU     1  Mund ta cilesojme kete takim,si fillimin e malores per korcaret! Pas tre fitoreve ne fushen e tyre do te kuptojme nese realisht Skenderbeu e disponon marshin e duhur per tju ngjitur kesaj maloreje me emrin renditje. E filluam analizen e kesaj ndeshje me skuadren korcare,pikerisht sepse ajo eshte surpriza me e madhe ne keto kater jave.Vete keta  te fundit e kane pranuar,se pas duelit me Gramozin do te fillonin te veshtiresoheshin sfidat gjithnje e me shume. Nga intervistat e dhena korcaret duken tejet te qete para ketij takimi,megjithese i dine veshtiresite qe I presin.Nuk e dime sakte strategjine qe do te ndjeke trajneri Haxhiu, por fillimi I ndeshjes sigurisht qe do te jete nje strategji sulmuese e trajnerit Duro ku shtepiaket do te mundohen te krijojne presion. Megjithate, nuk eshte cudi qe Skenderbeu mos ta prese Besen ne gjysemfushen e saj, por te hidhet ne sulm e do te tentoje te beje nje loje dhemb per dhemb me vendasit.Nga sa kemi pare deri tani,kemi kuptuar se trajneri Haxhiu eshte pragmatist, keshtu qe ka shume gjasa qe te ndodhe ajo e para, pra Skenderbeu ti kushtoje me shume vemendje manovres mbrojtese.Por gjithesesi edhe keshtu mund te merret nje rezultat pozitiv,sepse sulmuesit kroate te Skenderbeut ,do mund te tregojne,se sa vrases jane me ane te kundersulmit. Elton Lika nuk do te aktivizohet se eshte I pezulluar. Ne rast te nje rezultati pozitiv,qofte edhe te nje pike,kreditet e Skenderbeut ne kete kampionat mund ta themi me bindje se do te rriten shume. Perballe korcareve ne fushe do te zbresin verdhe e zinjte e Beses,qe padiskutim si objektiv te vetem kane fitoren.Vlen te permendim qe per ekipin vendas, vazhdon te vuaj demtimin Paulin Dhembi e kesisoj ai s’ka per te qene ne fushe kunder patrioteve te tij korcare.Nje fitore e mundsheme do ti mbante kavajasit ende ne krye te renditjes edhe per kete jave. Megjithe fjalet e mira per Skenderbeun parashikimi yne per kete takim do te ishte 1.   GRAMOZI-FLAMURTARI   X  Grinta e kolonjareve ka mundesi te shperblehet kete jave,ne takimin kunder Flamurtarit.Ne te kundert Gramozi do te hidhte qe tani kandidaturen per vendet e fundit te renditjes.Perballe tyre do te jete nje Flamurtar I ardhur pas problemeve te shumta,por me nje staf teknik komplet te rinovuar.Dihet pra se trajneri Magani ka thirrur ne ekip si ndihmes te tij Sokol Branica edhe ky nje ish trajner i Peqinit,si dhe trajner te portiereve,ish legjenden elbasanase te portes Bujar Gogunja.Por ndonese optimizmi ka filluar te zgjohet tek vlonjatet mendojme se shoku psikologjik qe ka perfshire skuadren,do kohen e vet qe te fashitet.Parashikojme nje loje te furishme te vendasve dhe urojme qe ndeshje te zhvillohet “fair playâ€.Deshira per te marre fitoren e pare s’duhet ti shtyje kolonjaret te zhvillojne nje takim si ate kunder Tiranes. Gjithesesi per kete takim do te vinim shenjen X.   KASTRIOTI-LACI         1  Do ta percaktonim me te drejte kete ndeshje,si ndeshje mes kundershtareve te te njejtit lloj.Besojme se duke qene ekipe te dy qyteteve fqinje, por edhe me te njejtin mentalitet ,nuk do kemi presione si ato qe dihet qe ndodhin rendom,te vendasve mbi miqte.Jemi te sigurt se tifozerite do te jene te qeta dhe se nuk do te kerkojne si trofe kembet e demtuara te futbollisteve kundershtare.S’kemi pse zgjatemi shume per kete takim.Besojme se Kastrioti do arrije nje fitore perballe tifozerise se vet,per tia kthyer reston lacianeve ne fazen tjeter.Pra parashikimi yne eshte 1. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4684 |