Prognoza - Java 6-te e Superliges | ||||
|
GRAMOZI-BESAÂ Â Â 1X
Sic edhe eshte bere e ditur java, e gjashte e Superliges do ta ngreje diten e Premte siparin e saj,me takimin qe do te zhvillohet ne Erseke ndermjet skuadres vendase te Gramozit dhe asaj te Beses se Kavajes.Megjithese shume heret per ta thene, sepse kampionati sapo ka nisur, ne kete takim keto dy skuadra zbresin ne fushe me pretendime te ndryshme ,por me te njejtin synim.Besa eshte ravijezuar tashme ,si  nje nga rivalet ne luften per titull,ndersa Gramozi si qellim kryesor ka qendrimin mes me te mirave te Superliges dhe pse jo nje pozicion sa me komod ne tabelen e klasifikimit.Por sido qe te jete,sic thame edhe me lart,synimi eshte i njejte, pra te dy ekipet kerkojne fitoren. Dicka me lart eshte ne aspektin psikologjik skuadra e Gramozit,per tre arsye: Epara vjen pas fitores se pare ne kampionat. E dyta sepse luan perseri perpara sportdashesve te saj dhe se treti por jo me pak e rendesishme, sepse ka ne pankine tashme,nje emer te madh te futbollit shqiptar,Agim Canen. Te gjithe i njohin vlerat e vlonjatit,persa i perket drejtimit te skuadrave sidomos te ashtuquajtura te vogla. Ne te kundert, skuadra kavajase do te kete mbi shpine presionin e te qenit kryesuese, dicka normale kjo per cdo ekip qe ndodhet ne pozita te tilla. Le te mos harrojme dhe faktin ,qe deri tani kavajasit,kane arritur vetem nje fitore ne transferte, ate ne Peqin kunder vendasve, keshtu qe ngel per te pare, nese vertet Besa di ti zgjidhe ndeshjet jashte po aq mire sa dhe brenda. Duke u nisur nga sa thame parashikimi yne per kete ndeshje do ishte 1X.
LACI-DINAMOÂ Â Â Â Â Â Â 2
Urimi yne per kete takim se pari do te ishte qe te zhvillohej nje takim i qete dhe korrekt.Kjo do te ishte fitorja me e madhe e futbollit.Laci ka mundesine te reagoje pas kritikave te bera pas fitores me Apolonine.Barazimi i marre ne Kruje kete jave duhet ti motivoje me shume futbollistet laciane,per te arritur nje rezultat pozitiv kunder  Dinamos kryesuese,por eshte e domosdoshme qe ky rezultat te vije pas nje loje te ndershme. Persa i perket pretendimeve ato jane te qarta, kryesisht per Dinamon. Ne kete sezon jemi te bindur se kudo te luaje Dinamo kerkon vetem tre piket. Ne te kundert te kesaj Laci do ti gezohej,qofte edhe nje pike,por duke u nisur nga arsenali i forcave qe disponojne ekipet respektive, mundesite me te shumta per arritjen e objektivit , i ka Dinamo.Pra parashikimi per kete takim do ishte 2.
SKENDERBEU-APOLONIAÂ Â Â Â Â 1X
Ka per te qene nje nga takimet me interesante te kesaj jave. Forca e korcareve ne shtepine e vet, si dhe fakti se vijne pas nje humbje, na ben te mendojme se pretendent kryesor ne kete takim do jete Skenderbeu, por mungesa e konfirmuar e disa lojtareve titullare, gjithashtu dhe forma shume e mire qe po tregon Apolonia,na bejne disi skeptike per nje parashikim te sakte. Gerti haxhiu do te ballafaqohet me ish skuadren e tij, me mungesen e Dokut, nderkohe qe Shkembi akoma nuk eshte plotesisht gati per tu aktivizuar. Normalisht ne kete takim pranohet te tria rezultatet, por korcaret meqense ia kane marre doren ndeshjeve brenda dhe po te kemi parasysh gjithashtu masen e zjarrte te tifozerise vendase,qe me te drejte mund ti quajme lojtarin e 12-te,me e logjikshme do te na dukej qe te parashikonim X1.
TIRANA-KASTRIOTIÂ Â Â Â Â Â Â 1
Futbolli luhet gjithmone ne fushe dhe kurre s’mund te parashikosh plotesisht se si do te mbyllet nje takim,por ne rastin e kesaj perballjeje,mendojme qe fitorja e Tiranes nuk do te vihet ne diskutim.Vete trajneri Loncarevic,e shikon si problematike situaten ne te cilen po kalon Tirana, por eshte shprehur i bindur,se kjo skuader i ka mundesite per te qene aty ku i kerkohet. Megjithese kete jave shorti e ka vene perballe Kastriotit, mendja e kroatit eshte perqendruar tek ndeshja kunder Dinamos, qe vjen fill pas ketij takimi dhe me shpresen e madhe se mund te jete gati qe ne kete ndeshje Devi Muka e ndoshta kunder bluve dhe Migen Memelli,ai ka besim se situata do te “permbyset†pozitivisht per kampionet ne fuqi. Krutanet sigurisht qe do mundohen te bejne me te miren e tyre ne kete sfide,por mendojme se marrja e nje pike do te ishte mision i pamundur! Pra parashikimi per kete ndeshje eshte 1.
SHKUMBINI – TEUTA     X
E ardhur nga nje humbje ne Tirane kunder Dinamos dhe me trajnerin ne tribune, si shkak i denimit te marre nga komisioni i disiplines per dy jave,do te zbrese perpara sportdashesve te vet ekipi i Shkumbinit.Perballe tyre ne fushe do te rreshtohet ekipi simpatik i Teutes se Durresit,qe ndryshe nga te zotet e shtepise,vjen pas nje fitoreje bindese kunder Vllaznise,si dhe pas disa takimesh positive te zhvilluara brenda dhe jashte fushes se vet.Situata ne te cilen ndodhet Shkumbini,duke i shtuar ketu faktorin fushe,qe per hir te se vertetes ne Peqin, eshte shume determinant,na ben te mendojme se pretendente kryesore ne kete ndeshje do jene vendasit. Durrsaket kete takim e kane pergatitur me qetesi dhe sigurisht qe do hyjne ne kete perballje per fitore,por tradita na ka treguar, se ne raste te tilla kur peqinasit kane nevoje “jetesore†per pike,I kane marre ato, panvaresisht menyres se zhvillimit te lojes, korrekte apo jo. Nese loja do te zhvillohet korrekte, Shkumbini zor se mund te marri me shume se nje pike . X
FLAMURTARI-VLLAZNIAÂ Â X
Shume e veshtire te parashikosh se si do te shkojne fatet e ketij takimi.Te dy ekipet do zbresin ne fushen e blerte te stadiumit “Flamurtariâ€,ne momente teper te keqija per to! Nderrim trajneresh per te  dy keto skuadra tradicionale te futbollit shqiptar,mungese pikesh,mungese te shenimit te golit,paraqitje aspak dinjitoze perballe tifozerive te tyre,madje edhe akuza per mungese deshire per te luajtur te disa futbollisteve te vecante.Kjo pra eshte panorama qe kane paraqitur Flamurtari dhe Vllaznia ne kete fillim sezoni.Trajneri Magani dha nje sinjal emergjence ne mbarim te ndeshjes kunder Gramozit dhe ngel per te pare ne kete takim,se cfare masash jane marre ne klub,per daljen nga kjo gjendje makthi.Ne te kundert ,do jete e para ndeshje si trajner ne Shqiperi e Roland Luci-t.Fakti qe prezantimi me skuadren u be vetem dje dhe se besojme se njohurite e tij per skuadren jane shume te pakta,do te thote se Vllaznia ne kete takim do vazhdoje te luaje e veshur me ngjyrat e te larguarit Lika.Ne rast se do te shohim nje Vllazni spektakolare,te ndryshme nga ajo qe kemi pare keto pese jave,do te mendonim se shkaku I gjendjes se krijuar ka qene ish trajneri,por pak gjasa ka te ndodhe kjo gje,pasi asnjehere nuk eshte bere evidente ndonje pakenaqesi e qofte edhe nje lojtari te vetem kunder trajnerit,apo ndonje ndihmesi te tij.Keshtu qe ky takim mendojme se do sherbeje si nje fillim I ri per te dyja skuadrat dhe qe te sherbeje si I tille asnjera s’duhet te humbasa,kesisoj parashikimi yne do te ishte X. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5248 |