Kategoria Superiore/ Teuta-Flamurtari 1-1 | ||||
|
Flamurtari eshte ndalur ne Niko Dovana. Ndeshja qe u luajt me prozhektore ne oren 18:00 kishte ngjallur interesimin e madh te tifozeve nga dy ekipet. Teuta ka marre nje pike qe i sherben per te mos rene nga kategoria ndersa vlonjatet kane bere nje hap fals. Flamurtari e ka filluar mire ndeshjen duke kerkuar me ngulm golin qe ne fillim. Nuk ka vonuar shume goli, qe ka ardhur ne minuten e 6-te shenuar nga kembe-majti Julian Ahmataj. Edhe pas golit Flamurtari vazhdon te sulmoje dhe krijon perseri raste shenimi. Por Teuta nuk qendron gjate e pergjumur dhe fillon te rrise lojen e saj gradualisht. Duhet te vinte minuta e 40-te qe korcari Erlis Frasheri, ish futbollist i Skenderbeut i ka bere nje dhurate qytetit te tij duke barazuar rezultatin. Durrsaket ne feste. Ne pjesen e dyte Flamurtari hidhet ne sulm per te gjetur golin e dyte por nuk kane forcen e duhur per ta bere kete. Teuta mbetet me 10-te lojtare dhe trajneri Edi Martini terheq pas skuadren e tij. Ne minutat e fundit vlonjatet e Maganit me te gjitha forcat kerkojne golin por deshtojne ne inkursionet e tyre dhe zhgenjejne tifozet e shumte kuqezi qe kishin ardhur nga larg per ti mbeshtetur. Flamurtari vazhdon te jete i pari por ka vetem 1 pike me pak se Skenderbeu i vendit te dyte. Kampionati eshte me shume se kurre i hapur ne kete moment. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4823 |