Roland Luçi: Do te largohem, po nuk ndryshuam shpejt | ||||
|
Trajneri i Vllaznise Roland Luçi ka ardhur me pikesynimin per te bere diçka te mire per ekipin e tij te zemres. Ka deshtuar ne proven e pare ndaj Flamurtarit dhe prêt ate te rradhes me Shkumbinin. Kjo mbase do jete prova e vertete per te testuar ndryshimet qe do kene ardhur nga dora e Luçit. Vete tekniku kuqeblu e pranon se ka ardhur ne Shkoder per te bere me te miren per kete skuader. I pyetur ne lidhje me kontraten e tij me Vllaznine, ai eshte shprehur: “Kontrata ime eshte diçka private mes meje dhe presidentit Fushaj dhe nuk ka pse te behet publike. As koha per sa do qendroj une ne Shkoder por ajo qe mund te them une eshte se ketu behet fjale gjithnje nese do kem suksese ne punen time sepse nese gjerat nuk do ndryshojne dhe per 4-5 ndeshje do kete veç humbje, atehere sigurisht qe do iki vete per t’i dhene mundesine dikujt tjeter ta provoje kete gjeâ€. E ka thene kete shprehje se duhej ta thoshte por Luçi sigurisht qe nuk mendon se do iki shpejt. Tashme mbetet vetem nenshkrimi i marreveshjes qe do te behet diten e hene ne oren 12.00 ne zyrat e klubit shkodran ne mes presidentit te Vllaznise Valter Fushaj dhe perfaqesuesit te firmes sllovene. Behet e ditur se kontrata do jete 10 mujore, deri ne gusht te vitit 2010 por ajo mund te zgjatet me pas edhe me tej. Nuk behet e ditur shuma qe do perfitoje klubi shkodran ne kete mes megjithate e rendesishme eshte qe ai tashme ka nje sponsor ne fanelle. Pas firmosjes se kontrates per shitjen e te drejtes televizive, kjo e fundit per sponsorin ne fanelle, sigurisht qe eshte nje tjeter arritje per klubin Vllaznia qe ne kete menyre arrin te shtoje te ardhurat ne arken e tij. Vllaznia asnje miqesore tjeterNe kete nderprerje kampionati, te gjithe prisnin qe Vllaznia te organizonte nje tjeter ndeshje miqesore pas asaj qe zhvilloi diten e merkure me Aden ne Velipoje. I pyetur ne lidhje me kete gje, trajneri Luçi ka thene se nuk do kete miqesore tjeter dhe arsyen e ka shpjeguar me poshte: “Ne Vlore na u demtua nje lojtar. Ndaj Ades ndonese ishte nje stervitje miqesore, na u demtuan dy lojtare te tjere. Duke qene se edhe miqesore nuk mund te quhen ndeshje te tilla, atehere eshte me mire qe skuadra te zhvilloje nje stervitje te forte sesa te zhvilloje nje takim te tille. Per kete arsye, do vazhdojme punen me lojtaret duke u stervitur ashtu si ditet e tjera dhe jo duke u ndeshur me ndonje kundershtarâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4032 |